• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RASTET E MUTACIONIT…”/ Drejtoresha e ISHP: E paralajmëruam rritjen e rasteve pas festave! SKENARI që kemi…
Home
Sociale

“RASTET E MUTACIONIT…”/ Drejtoresha e ISHP: E paralajmëruam rritjen e rasteve pas festave! SKENARI që kemi…

4 February, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ditët e fundit numri i infektimeve të reja ka arritur shifra rekord, por për drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, është shprehur se kjo ishte paralajmëruar nga autoritetet.

“E kishim paralajmëruar këtë. Në prag të fundvitit, kur folëm për respektimin e masave në atë periudhë, thamë që do të rriten numrat nëse nuk respektohen masat gjatë festave. Sa më shumë raste pozitive të kemi, aq më shumë të shtruar në spital dhe aq më shumë viktima do të kemi”, u shpreh Fico.

Në një instervistë për A2CNN, ajo tha se ISHP po ndjek me vëmendje situatën dhe rastete që duken të panatyrshme dhe mund të jenë mutacione të virusit.

“Nuk mund të ketë grumbullime nëpër resorte dhe ne të kthejmë kokën nga ana tjetër. Është kollaj të marrësh masa drastike për të mbyllur çdo gjë. Gjendja psiko-emocionale është marrë në konsideratë për të mos bërë mbyllje drastike. Edhe lejimi i aktiviteteve ekonomike ishte dhe mbetet diçka që duhet të vijojë. Por, leja e dhënë u thye. Unë besoj se është situatë delikate, sidomos kur shikohen numrat e rritur nëpër spitale. Por, kemi lënë në fuqi disa masa dhe po ndjekim me vëmendje situatën dhe rastet që duken të panatyrshme, që mund të jenë viruse mutante. Duhet të bëjmë një sforco, duke nisur nga vetja, më pas autoritetet shëndetësore dhe bizneset që të mos mbyllemi”, shtoi Fico.

Për sa i përket planit 14 mujor të vaksinimit, Fico u shpreh se skenari është që të realizohet vaksinimi i popullsisë në këto 14 muaj.

“Skenari për të cilin jemi përgatitur dhe dëshirojmë, është që për 14 muaj të realizojmë vaksinimin. COVAX ka një kalendar specifik që thotë saktësisht se sa vaksina do të marrë çdo vend. Por, duke u nisur edhe nga situata e vonesave të Pfizer, është e parakohshme për të thënë që për 14 muaj do ta kryejmë. Ne do të vijojmë me planin tonë të vaksinimit, por duke pasur parasysh edhe llojin e vaksinës dhe efikasitetin e saj për grupmosha të caktuara”, u shpreh Fico.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E HABITSHME/ 26 herë rresht, tamponi i futbollistit të Barcelonës i del pozitiv me COVID-19
Previous article VELIAJ I DHURON "KULLËN E SAHATIT"/ Ambasadori i ri: Më shumë investitorë nga Japonia në Tiranë

F.autor

Postime të ngjashme

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar Aktualitet

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT