• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI SEKRET I DSIK-së/ Adriatik Llalla transaksione me biznesmenin me precedentë penal
Home
Breaking News

RAPORTI SEKRET I DSIK-së/ Adriatik Llalla transaksione me biznesmenin me precedentë penal

2 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Adriatik Llalla u përfshi në një transaksion të dyshimtë në pasuri të paluajtshme me një kompani ndërtimi në pronësi të një biznesmenin të implikuar ‘në aktivitete kriminale’ gjatë kohës si prokuror i përgjithshëm.

Nga Besar Likmeta

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi të hënën të rrëzojë ankimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili kundërshtoi vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për zgjatje me tre muaj të hetimeve të nisura në ngarkim të tij për pastrimi parash.

Seanca e drejtuar nga gjyqtari Bib Ndreca u mbajt me dyert të mbyllura, pa praninë e medias dhe përfaqësuesi ligjor i Llallës, refuzoi të komentonte mbi vendimin e gjykatës.

Por ndërkohë që procesi ndaj Llallës mbulohet nga sekreti hetimor, një raport i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, i siguruar nga BIRN nëpërmjet një kërkesë për të drejtë informimi, ngre shqetësime mbi transaksionet ish-Prokurorit të Përgjithshëm me biznesmenin, Ardian Beshiri – për të cilin gjatë viteve 2012-2016 ka pasur disa referime nga policia në prokurori për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, i njëjti shtetas sipas DSIK-së është dënuar në vitin 1993, me një vit burgim për vjedhje me dhunë. Në vitin 2016, Llalla i ka shituar kompanisë LIM- EM sh.p.k – në pronësi të Beshirit, një tokë në Mjull Bathore me vlerë 249 mijë euro, çfarë ka ngritur shqetësime në organet e sigurisë kombëtare për një marrëdhënie të papërshtatshme biznesi. [Kliko këtu për dokumentin]

“Për subjektin e rivlerësimit Adriatik Xhemal Llalla, administrohen informacione konfidenciale dhe informacione të tjera, prej të cilat mund të ngrihen dyshime të arsyeshme për kontakte të papërshtatshme për persona të përfshirë në krimin e organizuar,” shprehet DSIK, në raportin e përgatitur për organet e rivlerësimit.

Raporti i DSIK-së gjithashtu zbulon se Llallës iu revokua viza nga ambasada e SHBA, pasi bashkëshortja e tij përdori vizën diplomatike për një udhëtim privat drejt Amerikës.

I pyetur nga BIRN nëpërmjet telefonit, Llalla mohoi të kishte dijeni mbi raportin e DSIK-së.

“Nuk e kam marrë këtë raport dhe nuk kam jam njohuri mbi të,” deklaroi Llalla, duke shtuar se do të informohej përpara se të komentonte.

Ndërkohë, zoti Beshiri nuk ishte i arritshëm për koment. Sipas një punonjëse të kompanisë LIM-EM, me të cilën BIRN komunikoi nëpërmjet telefonit, ai ndodhej jashtë Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETONTE NË SHTËPI ME QERA/ Si e pësoi i riu SHQIPTAR "mjeshtër" i shitjes së kokainë dhe heroinës
Previous article I BLLOKUAN RRUGËN KRYEMINISTRIT/ Procedohet penalisht kryetari i PD-s në Librazhd (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT