• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI/ Pushteti vendor kapërcen pasoja negative të COVID, Bashkitë mbledhin 35.8 mln euro më shumë se në 2020
Home
Ekonomi

RAPORTI/ Pushteti vendor kapërcen pasoja negative të COVID, Bashkitë mbledhin 35.8 mln euro më shumë se në 2020

16 October, 2021 Delo.autor Ekonomi

Lehtësimi i masave kufizuese anti-COVID, si dhe shfrytëzimi me kapacitet të plotë i sezonit veror ka ndihmuar pushtetin vendor që të arrij shifra rekord në realizimin e të ardhurave. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat e bashkive në 9 mujor janë më të lartat që nga viti 2010.

Konkretisht deri në fund të shtatorit pushteti vendor mblodhi 173,9 milionë euro ose rreth 35.8 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu rritje ka edhe krahasuar me vitin 2019, kur u mblodhën 156.6 milionë euro në total në 9 muaj.

Kontributin më të madh pozitiv në rritjen e të ardhurave sipas Ministrisë së Financave e ka dhënë taksa e infrastrukturës, që mblidhet nga lejet e ndërtimit apo projektet infrastrukturore, dhe ndikim këtu ka dhënë rindërtimi. Po ashtu ndikim kanë dhënë taksa mbi pasurinë, taksa mbi ndërtesën si dhe tarifat e tjera lokale që mbledh pushteti vendor.

Nga ana tjetër shpenzimet e bashkive janë ulur këtë vit, dhe kanë kapur nivelin e 2017. Edhe pse po hidhen shumë para për procesin e rindërtimit, dhe po kryhen shumë investime të shtrira në disa bashki, shpenzimet në 9-mujor ishin 301,4 milionë euro, nga 339,9 mln euro që ishin në vitin e kaluar.

TË ARDHURAT E PUSHTETIT VENDOR

Janar-Shtator 2019                156,6 mln euro

Janar-Shtator 2020                   138 mln euro

Janar-Shtator 2021              173,9 mln euro

SHPENZIMET E PUSHTETIT VENDOR

Janar-Shtator 2019                 349,9 mln euro

Janar-Shtator 2020                 339,9 mln euro

Janar-Shtator 2021                 301,4 mln euro

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VERIFIKIMI I VOTAVE/ KQZ nxjerr rezultatin: Nuk pati vjedhje më 25 prill
Previous article VDEKJA E 4 TURISTËVE NË QERRET/ Ambasada e Rusisë pjesë e ekspertizës, hetimet do të shtrihen në 3 shtete (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT