• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E 4 TURISTËVE NË QERRET/ Ambasada e Rusisë pjesë e ekspertizës, hetimet do të shtrihen në 3 shtete (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA E 4 TURISTËVE NË QERRET/ Ambasada e Rusisë pjesë e ekspertizës, hetimet do të shtrihen në 3 shtete (DETAJET)

16 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Mbetet akoma mister vdekja e 4 shtetasve rusë mbrëmjen e djeshme në një hotel në Qerret të Kavajës.

Në një raportim për “News 24” nga Qerreti, gazetarja Klodiana Lala shprehet se ekspertiza do  do të jetë ajo që vërtetojë dhe përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tyre.

Lala ka shpjeguar itinerarin e tyre ditën e djeshme ku mësohet se çifti Burenkova, vajza e tyre e bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Ata kishin mbërritur në vendin tonë, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike, udhëtim që do të ishte i fundit për ta. Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut. Në mëngjes ata janë ndalur në Librazhd dhe më pas në Ohër. Prej andej janë kthyer dhe janë akomoduar në hotel. Ata i kanë thënë punonjëses së hotelit pas arritjes në sauna të mos shqetësoheshin. Kjo punonjëse është edhe dëshmitarja okulare e ngjarjes.

Më tej Lala shprehet se hetimi do të kryhet në 3 shtete. Përfaqësues të ambasadës kanë qenë në morgun e Tiranës dhe kanë kërkuar të jenë pjesë e ekspertizës së tyre. Për këtë janë marrë mjetet e identifikimit dhe do të bëhet edhe  hetimi nëse kanë pasur probleme me drejtësinë më parë.

Ndërkohë mbetet i mistershëm fakti se si kanë humbur jetën në një kohë të shkurtër dhe se kanë humbur jetën jo në xhakuzi dhe nuk kanë qenë në ujë. Ambienti rezulton i ajrosur dhe turistët e tjerë nuk kanë pasur shqetësim.

Sipas gzetarës Klodian Lala kjo ngjarje mund të referohet si vrasje e mundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI/ Pushteti vendor kapërcen pasoja negative të COVID, Bashkitë mbledhin 35.8 mln euro më shumë se në 2020
Previous article SHIFRAT E COVID-19/ Regjistrohen 428 raste të reja, ja sa humbje jete në 24 orë...

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT