• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI I SPAK/ Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën
Home
Breaking News

RAPORTI I SPAK/ Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën

10 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar publikoi më 9 mars Raportin Vjetor të Veprimtarisë për vitin 2025, ku evidentoi rritje të hetimeve penale dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Të dhënat e Raportit të Vitit 2025 tregojnë se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë vlerësoj punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Megjithatë, këto janë sfida që kërkojnë përpjekje të vazhdueshme. Ne po punojmë intensivisht për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën.

Një rol kryesor në arritjet e SPAK ka luajtur edhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e çdo personi që ka kryer vepër penale, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë para tij”, është shprehur kreu i SPAK-ut, Klodian Braho.
Shkurtimisht, sipas raportit:

– Janë hetuar 871 procedime penale në total, përfshirë 294 raste të reja

– Vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara arrin rreth 45.4 milionë euro, përfshirë edhe kriptovaluta

– SPAK ka hetuar 30 zyrtarë të nivelit të lartë; 18 prej tyre janë dërguar në gjykatë, ndërsa 10 janë dënuar me vendime të formës së prerë

Edhe të hënën, Braho bëri një paralajmërim për çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar.

Ndërkohë, sipas raportit (që mund ta lexoni të detajuar duke KLIKUAR KËTU) , grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të krimit, duke u përfshirë kryesisht në trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe aktivitete të tjera të paligjshme që shtrihen përtej kufijve të vendit.

Gjatë vitit 2025, sipas raportit, shuma e përgjithshme e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara arrin rreth 45.4 milionë euro. Nga kjo shumë, pjesa më e madhe i përket pasurive të sekuestruara, të cilat kapin vlerën rreth 43.49 milionë euro, që përbëjnë afërsisht 96% të totalit. Ndërsa pasuritë e konfiskuara kanë një vlerë prej rreth 1.91 milionë euro, ose rreth 4% të shumës së përgjithshme.

Në totalin e pasurive të sekuestruara përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutës TETHER (USDT), me një vlerë të barasvlershme prej 14.5 milionë dollarësh, ose rreth 12.4 milionë euro, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

Sa i përket veprave penale të lidhura me krimin e organizuar, vlera e pasurive të sekuestruara arrin rreth 42.4 milionë euro, ndërsa pasuritë e konfiskuara për këtë kategori kanë një vlerë prej rreth 1.8 milionë euro. Ndërkohë, për çështjet që lidhen me zyrtarë të lartë, pasuritë e sekuestruara kapin vlerën rreth 1.1 milionë euro, ndërsa ato të konfiskuara arrijnë rreth 100 mijë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI NË LINDJEN E MESME/ Presidenca: Po ndjekim zhvillimet e luftës, jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet
Previous article VJOSA OSMANI SHPËRNDAU PARLAMENTIN/ Komisonerja për Zgjerim e BE, shtyn vizitën e planifikuar në Kosovë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT