• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VJOSA OSMANI SHPËRNDAU PARLAMENTIN/ Komisonerja për Zgjerim e BE, shtyn vizitën e planifikuar në Kosovë
Home
Rajon

VJOSA OSMANI SHPËRNDAU PARLAMENTIN/ Komisonerja për Zgjerim e BE, shtyn vizitën e planifikuar në Kosovë

10 March, 2026 s.autor Rajon

Komisonerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosovë, kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian, dhe si arsye janë përmendur zhvillimet e fundit politike në vend. “Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti, komisionerja Kos i tha atij se do ta shtynte udhëtimin e saj të planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike”, ka bërë të ditur zyra për media e Komisionit. Sipas saj, Kos synon të udhëtojë në Prishtinë “në momentin e parë të mundshëm”. Vizita e zyrtares evropiane ishte bërë e ditur javën e kaluar. Jozyrtarisht dihej se ajo do ta vizitonte Kosovën më 12 mars, dhe kjo do të ishte vizita e saj e parë në Kosovë në cilësinë e Komisioneres së Zgjerimit, informon REL.

Kosova është vendi i vetëm që Kos nuk e ka vizituar ende – e që është në zonën e fushëveprimit të saj – edhe pse e drejton Departamentin e Zgjerimit në Komisionin Evropian që nga dhjetori i vitit 2024.

Në vitin 2025, si mungesë për vizitë ishte përmendur fakti që nuk ekzistonte një bashkëbisedues për shkak të krizës institucionale në Kosovë. Lajmi për shtyrjen e vizitës së saj në Kosovë vjen një ditë pas Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin, meqë institucioni nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin e ri deri më 5 mars. Lëvizja Vetëvendosje, parti në pushtet, e ka çuar rastin në Kushtetuese.

Në vendimin e Gjykatës, masa e përkohshme vlen deri më 31 mars dhe deri atëherë, as Osmani nuk mund të shpallë datën e zgjedhjeve, dhe as Kuvendi nuk mund të thërrasë seancën për të vazhduar punën.

Çfarë ndodhi javën e kaluar në Kosovë?

Më 6 mars, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se ka lëshuar dekret për shpërndarjen e vendit, meqë, siç tha ajo, përfaqësuesit politikë “vendosën ta çonin vendin në zgjedhje”.

Një ditë më parë, më 5 mars, procesi i zgjedhjes së presidentit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend.

Pasi presidenti nuk u zgjodh, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i pezullonte përkohësisht afatet që lidhen me zgjedhjen e një presidenti të ri të Kosovës.

Menjëherë pasi këtyre zhvillimeve pati interpretime të ndryshme të neneve të Kushtetutës së Kosovës.

Disa njohës të çështjeve ligjore besojnë se Kuvendi duhet të zgjedhë një president brenda 60 ditëve nga fillimi i seancës për të zgjedhur një president. Megjithatë, Osmani insiston se Neni 86 i Kushtetutës përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentes aktuale, dhe mandati i saj përfundon më 4 prill.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentin e zgjedh Kuvendi. Një kandidat duhet të ketë shumicën prej dy të tretave të votave të deputetëve në Kuvendin me 120 vende, ose të paktën 80 vota.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton numrin e kërkuar të votave në dy raundet e para, një shumicë e thjeshtë, ose të paktën 61 vota, është e mjaftueshme në raundin e tretë, me kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh të pranishëm.

Sipas Kushtetutës, nëse procesi i zgjedhjes së presidentit dështon në tre raunde, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Zyrtarët evropianë tashmë kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I SPAK/ Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën
Previous article LËVIZTE ME MOTORR PA TARGA/ I mituri në Durrës kapet me drogë dhe armë të ftohta

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT