• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I RI: Grupet kriminale nga Ballkani po shndërrojnë Afrikën Perëndimore në qendër të trafikut global të kokainës
Home
Nderkombetare

RAPORTI I RI: Grupet kriminale nga Ballkani po shndërrojnë Afrikën Perëndimore në qendër të trafikut global të kokainës

2 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një raport i publikuar më 2 shtator nga Global Initiative Against Transnational Organized Crime (GI-TOC) me autorë Lucia Bird, Sasa Gjorgjeviç dhe Fatjona Mejdini zbulon se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor – përfshirë rrjete shqiptare dhe ato sllave – janë bërë aktorë kyç në trafikun global të kokainës, duke shfrytëzuar gjithnjë e më shumë Afrikën Perëndimore si nyje strategjike për furnizimin e tregjeve evropiane dhe përtej tyre.

Risia është se që nga viti 2019, këto rrjete, të ndara mes atyre shqiptare dhe sllavofolëse – kanë zgjeruar aktivitetet e tyre edhe në Afrikën Perëndimore, duke e përdorur si një pikë të re logjistike për ngarkesa me shumë tonë droge. Vendet kryesore ku janë shënjuar operacionet janë Senegali, Sierra Leone, Gambia, Guinea-Bissau dhe Cape-Verde, ku portet e tyre shërbejnë si qendra magazinimi, rishpërndarjeje dhe konteijnerizimi për ngarkesat që vijnë nga Brazili dhe Amerika Latine.

Raporti i ri: Grupet kriminale nga Ballkani po shndërrojnë

Raporti përmend me emër dy klanet më të fuqishme të Malit të Zi, Kavaç dhe Škaljari, të cilat janë përfshirë në transportin e sasive shumë-tonëshe përmes këtyre rrugëve, ndërkohë që drejtuesit e tyre kryesorë vijojnë të jenë të lirë dhe besohet se ende operojnë në rajon.

Paralelisht, grupet shqiptare, të cilat kanë konsoliduar prani të fortë në Spanjë dhe Brazil, janë aktive në Senegal dhe Gambia. Në disa raste ato kanë bashkëpunuar me mafian italiane “Ndrangheta” ose me kartelin brazilian Primeiro Comando da Capital (PCC), duke përforcuar zinxhirin ndërkombëtar të trafikut.

“Këto grupe kanë depërtuar në Afrikën Perëndimore si rezultat i rritjes së kërkesës për kokainë në Evropë, forcimit të masave të zbatimit të ligjit përgjatë rrugëve të drejtpërdrejta të trafikut të kokainës drejt Evropës dhe konsolidimit të partneriteteve me kartelet latino-amerikane, veçanërisht me ‘Primeiro Comando da Capital’ (PCC) të Brazilit,” – shpjegon Fatjona Mejdini, drejtoreshë e Observatorit të Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore të GI-TOC.

Metodat e trafikut variojnë nga dërgesat e fshehura në kontejnerë e deri te transporti me anije peshkimi.

Një element i rëndësishëm i operacioneve të këtyre grupeve është përdorimi i brokerëve. Këta ndërmjetës, shpesh me origjinë nga vetë Ballkani, vendosen në Afrikën Perëndimore për të organizuar logjistikën, për të ngritur kompani fiktive që shërbejnë si mbulesë për aktivitetet kriminale dhe për të siguruar lidhje me aktorë vendas.

“Përdorimi i ndërmjetësve është një tipar përcaktues i këtyre rrjeteve. Ata ofrojnë fleksibilitet, qasje lokale dhe gjithnjë e më shumë veprojnë si pika konvergjence midis grupeve të ndryshme,” thotë Sasa Gjorgjeviç, një nga bashkautorët dhe analist i lartë në GI-TOC.

Lucía Bird, drejtoreshë e Observatorit të Ekonomive të Paligjshme në Afrikën Perëndimore të GI-TOC thekson se operacionet e rrjeteve kriminale nga Ballkani Perëndimor kanë kontribuar që Afrika Perëndimore të shndërrohet në një nyje kyçe e rishpërngarkimit të kokainës drejt BE-së – dhe rajoni vazhdon të rritet në rëndësi për tregtinë globale të kokainës.

Raporti rekomandon një reagim të koordinuar ndërkombëtar të mbështetur në tre shtylla kryesore: krijimin e partneriteteve ndërkontinentale mes agjencive të rendit dhe autoriteteve portuale, forcimin e inteligjencës dhe përdorimin e strategjive të synuara për të goditur ndërmjetësit, që janë hallka kyçe e këtyre operacioneve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Vrasja e Miklovan Danajt në Spanjë, 30-vjeçarit i gjenden dy dokumente shqiptare
Previous article LAMTUMIRË DHIMITËR ANAGNOSTI/ Regjisori do të prehet në Vuno të Himarës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT