• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAMTUMIRË DHIMITËR ANAGNOSTI/ Regjisori do të prehet në Vuno të Himarës
Home
Kulturë

LAMTUMIRË DHIMITËR ANAGNOSTI/ Regjisori do të prehet në Vuno të Himarës

2 September, 2025 s.autor Breaking News, Kulturë

I jepet lamtumira e fundit mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnostit. Kortezhi me arkmortin e regjisorit është nisur për në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij, aty ku ka kërkuar të prehet.

Aktorë, kolegë, figura të politikës dhe dashamirës të artit i dhanë lamtumirën e fundit gjatë homazheve që nisën prej orës 10:00 deri në 13:00 në hollin e Teatrit e Operas dhe Baletit.

Qeveria shpalli 2 shtatorin ditë zie në nderim të artistit të madh. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në homazhe për të nderuar regjisorin, ndërsa la edhe një shënim në librin e ngushëllimeve. Presidenti Bajram Begaj e nderoi gjithashtu Anagnostin.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja tha se ka lënë pas një thesar dhe trashëgimi të vyer për brezat.

“Ndahet fizikisht një baba i kinemasë, një korife i regjisë dhe artit por është ndarje që lë pas thesar e trashëgimi për të gjithë brezat.”, u shpreh ministri Gonxhja.

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të Anagnostit shprehu edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Liri.

“Do të mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit,” u shpreh Berisha.

Aktorja Marjana Kondi, ndërsa e cilësoi si kolosin e artit shqiptar, tha se iku nga kjo botë me dinjitet.

“Profesor Anagnosti, kolosi i artit shqiptar. Kam qenë me fat që kam qenë mikja e tij. Gjithkush duhet të dijë një gjë që në këtë botë kur të shkosh duhet të shkosh me dinjitet.”, tha Kondi.

Aktori dhe regjisori Gëzim Kame tha se Anagnosti ishte “profesor i regjisurës” në të gjitha aspektet dhe se karakteret që ndërtoi janë legjendare.

“Do të mbahet mend si një nga kineastët më të mëdhenj. Kishte inteligjencë dhe kulturë të jashtëzakonshme. Duhet të mendoheshe kur të flisje me të. Nuk ishte “diktator i së bukurës”, ai që është kërkues. Ishte këmbëngulës për të gjetur të bukurën, të mirën, të mençurën e të drejtën.”, u shpreh Kame.

Piktori Gazmend Leka e cilësoi si “Fellini shqiptar”, duke e krahasuar me regjisorin dhe skenaristin italian Federico Fellini.

“Ishte si Fellini shqiptar”, tha Leka duke përmendur disa nga filmat që bënë bujë të Anagnostit, dhe duke shtuar se ka lënë pas gjëra të mrekullueshme.

Ndarja nga jeta e Anagnostit, i cili u shua në moshën 89-vjeçare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. Gjatë karrierës së tij 40-vjeçare, ai është nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I RI: Grupet kriminale nga Ballkani po shndërrojnë Afrikën Perëndimore në qendër të trafikut global të kokainës
Previous article SHKAKTOI AKSIDENTIN ME DY VIKTIMA NË VLORË/ Arrestohet 28-vjeçarja italiane

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT