Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një vizitë në Turqi.
Bëhet me dije për mediat se kreu i qeverisë është pritur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në pallatin presidencial.
Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Turqi.
Kujtojmë se kryeministri ka deklaruar se Shqipëria pritet të marrë dronë nga Turqia për kontrollin e territorit.
“Byraktar Diha” dhe “Bayraktar TB2” janë 2 modelet e dronëve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.


