• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama takim me ekuipazhin e “Air Albania”: Kompania e parë shqiptare, si do të jenë çimimet (VIDEO)
Home
Shqipëri

Rama takim me ekuipazhin e “Air Albania”: Kompania e parë shqiptare, si do të jenë çimimet (VIDEO)

11 May, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Në një takim me të rinj e të reja, pjesë e ekuipazhit të “Air Albania” Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se ” ky është një projekt i rëndësishëm në shumë aspekte, pasi do t’u japë shqiptarëve një pikë referimi të palëvizshme. Do të lindë dhe do të rritet hap pas hapi për t’u kthyer në një tjetër mekanizëm të motorit të ekonomisë sonë, për t’i shërbyer me standartet më të larta bashkëkohore, të udhëtimeve ajrore, për të kontribuar në uljen e çmimeve, që me thënë të drejtën nganjëherë edhe marramendëse”.

Pjese nga fjala e Rames:

Ekuipazhit të parë shqiptarë në kuptim e plotë të fjalës dhe besoj që secili prej jush është i frymëzuar nga kjo aventurë jetë për të qenë në hapin e parë, njerëzit e parë që do të shoqëroni rrugëtimin e qindra mijëra, e pastaj milion a miliona udhëtarëve shqiptarë çdo vit.

Jeni këtu pas një konkursi jo të lehtë, jam informuar që ju do të ndiqni edhe kursin e ekselencës për të marrë të gjitha mësimet e nevojshme përpara se të hipni në bord. Jam i bindur që edhe me kostumet që po bëhen gati do jemi konkurrues me ekuipazhet më të bukur dhe më të hijshme të botës.

Air Albania është një projekt që ka një rëndësi të veçantë sepse është para kompani ajrore që ka flamurin tonë, dhe e para me kapital publik, në bashkëpunim me një ndër kompanitë më ekselente, Turkish Airlines. Një projekt që fillon me këmbë të mbarë falë jush, dhe falë avionëve që do të kemi në dispozicion. Të cilët do të jenë të një modeli më të fundit dhe që nuk i ka askush në rajonin tonë.

Është një projekt i rëndësishëm në shumë aspekte, do t’u japë shqiptarëve një pikë referimi të palëvizshme. Do të lindë dhe do të rritet hap pas hapi për t’u kthyer në një tjetër mekanizëm të motorit të ekonomisë sonë, për t’i shërbyer me standartet më të larta bashkëkohore, të udhëtimeve ajrore, për të kontribuar në uljen e çmimeve, që me thënë të drejtën nganjëherë edhe marramendëse. Patjetër që si projekt në të ardhmen do të sjellë mundësi të reja, në këtë fushë, ku ne nuk do të njoftohemi vetëm me ekuipazhin e bukurisë por edhe do të përfitojmë nga bashkëpunimi me kompaninë partnere, për të kualifikuar edhe pilotët dhe teknikët tanë.

ERTV Live😊: Në Sallën e Hartave me vajzat dhe djemtë e zgjedhur nga e gjithë Shqipëria për ekuipazhin e AIR🦅ALBANIA🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 11. Mai 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U dëmtua në finalen e kupës së Francës, Dani Alves humbet Botërorin
Previous article Fytyra e presidentit Trump do të jetë ikonë monedhe

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Politikë

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT