• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama ndryshon krerët e qarqeve,  këta janë 12 drejtuesit e rinj të PS-së (EMRAT)
Home
Shqipëri

Rama ndryshon krerët e qarqeve, këta janë 12 drejtuesit e rinj të PS-së (EMRAT)

12 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kryesia e Partisë Socialiste ka bërë disa ndryshime të drejtuesve politikë të saj në qarqe. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, do të drejtojë qarkun e Dibrës, i cili në zgjedhjet parlamentare të 2017, u drejtua nga Ilir Beqja.

Ish-ministri i Shëndetësisë do të drejtojë qarkun e Kukësit, qark, të cilin e drejtoi deri pak muaj para zgjedhjeve të 25 qershorit për t’ia lënë më pas ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shkruan “Panorama”.

Por në qarkun e Kukësit është bërë një riorganizim i ri, Bashkia Kukës do të drejtohet nga Safet Gjici, president i Klubit sportiv “Kukësi” dhe ish-kandidat për kryetar bashkie në Kamzë. Vendin e Saimir Tahirit, si drejtues politik i qarkut të Tiranës, e ka zënë Blerina Gjylameti, e cila aktualisht është dhe kryetare e Degës Socialiste të Tiranës.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, u shpreh i pakënaqur nga puna e drejtuesve politikë të qarqeve, veçanërisht për procesin e zgjedhjeve në parti. Ai u kërkoi ministrave të zgjedhin mes drejtuesit politik të qarkut dhe postit të ministrit, nëse nuk i mbajnë dot të dyja detyrat.

“Përgjegjësia individuale bie mbi çdokënd që nuk e ka bërë detyrën, por ajo politike bie në radhë të parë mbi drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët e kanë toleruar në përditshmërinë e punës së tyre këtë dobësi të rëndë dhe nuk i kanë qëndruar mbi kokë procesit me rigorozitetin e nevojshëm. Dhe këtu më duhet të ripërsëris kryetarin e partisë, për ata kolegë drejtues qarqesh, që janë edhe ministra sepse ata kanë edhe barrën më të madhe dhe në njëfarë mënyre edhe hapë- sirën më të madhe për justifikime.

Përgjegjësia e drejtimit politik dhe angazhimi partiak në qarkun përkatës është prioritare dhe nuk mund të bjerë si rezultat i ngarkesave të tjera, sepse ka kosto të madhe për integritetin e marrëdhënies së shumicës sonë qeverisëse me popullin”, tha Balla në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Ai premtoi për një analizë të plotë të punës së drejtuesve politikë të PS-së në qarqe. “Në Axhendën Vjetore Organizative të Partisë është përcaktuar qartë se korrektimi i segmenteve të procesit zgjedhor dhe kritereve që nuk janë respektuar, duhet të realizohet brenda muajit shkurt 2018”, tha Balla.

DREJTUESIT E PS NE QARQE

Qarku Tiranë Blerina Gjylameti

Qarku Kukës Ilir Beqja

Qarku Shkodër Ditmir Bushati

Qarku Dibër Olta Xhaçka

Qarku Lezhë Lindita Nikolla

Qarku Durrës Vangjush Dako

Qarku Fier Gramoz Ruçi

Qarku Elbasan Taulant Balla

Qarku Korçë Niko Peleshi

Qarku Berat Blendi Klosi

Qarku Vlorë Damian Gjiknuri

Qarku Gjirokastër Bledi Çuçi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bilanci i frikshëm?/ "10 foshnja vdesin në 10 ditë". Reagon mjeku: PD, panik për përfitime të ulëta
Previous article Barcelona rikthehet e 'lavdishme', Valverde e barazon rekordin e Pep Guardiolas

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT