• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bilanci i frikshëm?/ “10 foshnja vdesin në 10 ditë”. Reagon mjeku: PD, panik për përfitime të ulëta
Home
Sociale

Bilanci i frikshëm?/ “10 foshnja vdesin në 10 ditë”. Reagon mjeku: PD, panik për përfitime të ulëta

12 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kanë qenë anomalitë shëndetësore ato që kanë çuar në humbjen e jetës së foshnjave në Maternitetin e Ri dhe jo mungesa e inkubatorëve apo vendeve të oksigjenimit, shkruan “Panorama”.

Të paktën kjo është ajo që pretendohet jozyrtarisht nga mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”. Sipas informacioneve nga ky spital, në harkun e 10 ditëve kanë ndërruar jetë 7 foshnja, 4 nga të cilat kanë lindur para kohe ndërsa tri të tjera kanë lindur me probleme shëndetësore.

“Në këto rrethana ka qenë gati e pamundur mbajtja e tyre në jetë”, pohohet nga mjekët. Por, pavarësisht këtyre informacioneve të dhëna nën zë, ka munguar një qëndrim zyrtar nga strukturat drejtuese të spitalit apo edhe Ministria e Shëndetësisë në lidhje me këtë situatë të krijuar vetëm në harkun e 10 ditëve të para të këtij viti.

Çfarë mësohet, po ashtu, është edhe se tri nga foshnjat që kanë lindur me probleme shëndetësore, janë nga paciente të dërguara nga spitalet rajonale, përkatësisht nga Rrogozhina, Librazhdi dhe Saranda.

Këto fëmijë, pavarësisht kujdesit mjekësor, nuk ia kanë dalë. Të njëjtin fat kanë pasur edhe 4 foshnja të tjera, të cilat kanë lindur para kohe, përkatë- sisht në javën e 26-të të shtatzënisë së nënës. Pas një kujdesi disajavor në inkubator, ato, po ashtu, kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, në denoncimin e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, pretendohet se rastet kanë përfunduar në fatalitet nga mungesa e kushteve. Numri i kufizuar i inkubatorëve dhe vendeve të oksigjenimit ka bërë që foshnjat të mos marrin kujdesin e domosdoshëm mjekësor.

Por kjo akuzë hidhet poshtë nga mjekët e spitalit, të cilët thonë po ashtu se nuk ka mungesa dhe shërbimi është ofruar në kushte optimale. Mjeku anestezist i ketij maternieti Agron Balilaj deklaron se pretendimet e deputetit te PD Bardh Spahia jane perhapje paniku per perfitime te uleta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Fejesa 2 e Jon Gjebreas si dasmë, djali e moderatorit e 'djeg' me shoqërinë
Previous article Rama ndryshon krerët e qarqeve, këta janë 12 drejtuesit e rinj të PS-së (EMRAT)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT