Dje opozita protestoi katër orë përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Një protestë e paralajmëruar nga ish-deputeti Lulzim Basha dhe deklaratat e tij të bujshme kur tha se 16 marsi do ishte fundi i Edi Ramës dhe do rrëzohej kryeministri.
Një muaj më pare Lulzim Basha, në protestën e 16 shkurtit 2019 pasi këndoi himnin tek selia blu dhe mbylli protestën tha: “Rama ka rënë”.
Dje mijra demokrat u mblodhën në protestë para Kryeministrisë në të cilën Basha dukej se i kishte dorëzuar drejtimin e protetstës ish-deputetit Flamur Noka i cili kishte marrë “nën fre” dorën e liderit.
Me urdhër të Flamur Nokës dhe me buzëqeshjen e ish-deputetit Basha protestuesit bën tre xhiro përreth parlamentit. Më pas protestuest u drejtuan drejt parlamentit ku nisi edhe dhuna me policinë dhe më vonë Basha nuk e duroi gazin lotsjellës kështu u nis drejt selisë së PD-s dhe mbajti fjalimin përmbyllës me himnin.
Në shkurt ai tha se “Rama ra”, dje ai I solli protestuesit 3 herë para kryeministrisë pataj I dërgoi të sulmonin policinë dhe më pas I përzuri në shtëpi.
Ish deputei Basha I gënjeu sërish protetstuesit duke iu thënë në çdo protestë, “hajdeni se e rrëzuam, hajdeni se e rrëzuam.”
Ndoshta për kreun e demokratëve, t’i sjellësh protestuesit vërdallë, tre herë rreth kryeministrisë dhe pastaj t’u thuassh ‘ikni në shpi se Rama ka rënë”, do të thotë se Rama…vërtet ka rënë?!
Përgatiti: AlpeNews.al


