Edi Rama ironizon Lulzim Bashën në përfundim të fjalës së tij në kuved. “Eshtë dita ndërkombëtare e tolerancës ndaj dhe unë po tregoj tolerancë”.
Por gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të vitit 2018 ditën e sotme në parlament ka zbuluar se kush do të jetë biznesmeni i parë në Shqipëri që do të ndërtojë hotel me 5 yje.
“Jemi një vend për të cilin kanë folur të gjithë ato kryeministra patriot, është më i bukuri, më i miri, dhe është turistik dhe është me dete, me erëra që fryjnë dhe me diell që lind e perëndon më bukur se kudo. Dhe sot jemi i vetmi vend në të gjithë rajonin që s’kemi hotel me 5 yje. Ne do ndërtojmë hotele me 5 yje në Shqipëri. Dhe s’do bëjmë ndonjë shpikje, por do aplikojmë legjislacionin si vendet fqinje, si Mali i Zi, që na ka lënë targën e s’po e shohim më. Si do u bëka ky pastrim partish, jo 5 yje të lyera nga pronari , por marka të regjistruara në top-listën e industrisë turistike, quhet Avni Ponari, hotel me 5 yje në Valbonë. Ky është biznesmeni i parë që do ndërtojë hotel me 5 yje është mbështetës i PD,” tha Rama.
Nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde, përmend sërish Rama thënjën nga Papa Françesku./AlpeNews.al/
ERTV Live😊: Sot në Kuvend
Posted by Edi Rama on Donnerstag, 16. November 2017


