Radhë të gjata janë shënuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës.
Bëhet me dije se pala greke ka mbyllur sportelet, pasi janë plotësuar kuotat prej 300 personash. Si pasojë e mbylljes së sporteleve nga pala greke, janën krijuar radhë të gjata në këtë pikë kufitare.
Ndërkohë në pjesën shqiptare janë krijuar radhë të gjata automjetesh që presin të kalojnë kufirin.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e djeshme, ku pas orës 13:00 pala greke e mbylli sportelin pasi u plotësuan kuotat duke lënë shqiptarët në pritje të ditës së nesërme.
Kujtojmë që qeveria greke ka vendosur se gjatë 24 orëve do të kalojnë në doganën e Kapshtiës 300 persona, ndërsa në atë të Kakavijës kalojnë 750 persona në 24 orë.


