• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QYTETI NË SHOK/ Një i dehur përplas për vdekje 4 fëmijë në Sidnei (FOTO)
Home
Nderkombetare

QYTETI NË SHOK/ Një i dehur përplas për vdekje 4 fëmijë në Sidnei (FOTO)

2 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Një i ri plotësisht i dehur pas timonit të një furgoni përplasi një grup fëmijësh në një trotuar në rrugët e  Sidneit.

Për pasojë katër vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë.

Tre nga viktimat ishin të një familje.  Shoferi 29-vjeçar u akuzua për vrasje dhe drejtim makine në gjendje të dehur.

Viktimat ishin të gjithë nën 12 vjeç. I gjithë vendi është në shok: “Dje humba tre fëmijët e mi”, tha Daniel Abdallah me lot në TV.

“Nuk më mbetet forcë, gjithçka që dua të them është për ata që drejtojnë një makinë që të jenë të kujdesshëm. Këta fëmijë të pafajshëm ishin duke ecur dhe duke luajtur. Këtë mëngjes u zgjova pa tre fëmijët e mi”, shtoi Abdallah.

Antony, 13 vjeç dhe dy motrat e tij Angelina, 12 vjeç dhe Sienna Abdallah, 9 vjeç, vdiqën menjëherë.

Bashkë me ta edhe kushërira e tyre e vogël, 11-vjeçarja Veronique Sakr.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 me kohën lokale, përgjatë rrugës Bettington në Oatlands, afër Parramatta.

Drejtuesi i makinës, 29-vjeçari Samuel Davidson, mbeti i padëmtuar. Ai ju nënshtrua menjëherë testit të alkoolit. Niveli i alkoolit në gjak rezultoi të ishte 3 herë më i lartë se norma e lejuar.

Vrasësi u arrestua dhe gjykatësi nuk lëshoi lirim me kusht. Ai tani do të akuzohet për katër vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIME TË KORRUPTUARA NGA GJYQËSORI? Rama: Brenda 3 ditëve "anti-KÇK-ja" kërkon pezullimin e tyre
Previous article PREZANTIMI I KÇK/ Rama tregon si do të verifikohen kriminelët nga SPAK-u: Lamtumirë pasuri. Për 48 orë formulari

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë Botë

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT