“Nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre dhe pastaj formulari do të shkojë te SPAK-u dhe nga SPAK- u në gjykatë dhe ata do të duhet të vijnë para gjykatësit dhe të tregojnë sa fort kanë punuar tokën dhe sa shumë ullinj dhe portokalle kanë mbledhur, sa shumë vite kanë bërë roje natën në objekte, sa shumë janë lodhur dhe stërmundur në fasoneri, sa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda apo jashtë vendit, nëse duan ti mbajnë ato pasuri, për ndryshe gjithcka që kanë sot, nesër do të jetë pronë e shtetit dhe në radhë të parë e policisë së shtetit. Kjo nuk do të vijojë si ato proceset ku në fund persona me burgim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet, por kjo ka afate.
48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK, deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona e juaj, jo e imja, por e të gjithëve që e gëzojnë ata. Dhe me pasuritë e tyre ne do të rrisim në radhë të parë rrogat tuaja, do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, mbështetje për fëmijët e policëve të vrarë, do të mbështesim akademinë e sigurisë. Dhe me mjetet e tyre motorike ne do të shtojmë kapacitet motorike të policisë së shtetit, paketa anti-KCK parashikon jo vetëm kaq, por edhe bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit, jashtë njësisë së tyre administrative, jo të nisen me autokolona makina luksoze dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në Himarë apo Dhërmi në mes të sezonit. Paketa parashikon mos marrjen pjesë të tyre në tendera, heqjen e të gjitha licencave që disponojnë. Këta ruajnë me polici private, këta nuk do të gëzojnë më asnjë licencë. Këta kanë radio, mjete ndricimi të posacme, sisteme videosh dhe survejimesh” deklaroi ai.


