• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREZANTIMI I KÇK/ Lleshaj: Me asetet që do i sekuestrojmë krimit do modernizojmë policinë e shtetit (VIDEO)
Home
Politikë

PREZANTIMI I KÇK/ Lleshaj: Me asetet që do i sekuestrojmë krimit do modernizojmë policinë e shtetit (VIDEO)

2 February, 2020 k.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se një pjesë e aseteve të krimit që do të sekuestrohen do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit. “Shkatërrimi i këtij niveli biznesni është nevojë e dorës së parë. Miratimi i paketës shënon përshkallëzimin e panjohur, shënjestra do të jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar. Shkatërrimi i burimit ekonomik dhe financiar që mban gjallë krimin, këtij modeli të shëmtuar dhe të rrezikshëm që gjeneron krime të rënda, josh shumë të rinj në rrugë të gabuar. Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët në një kuadër të përcaktuar ligjor. Objekt do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura.

Paketa nuk i jep autoritet të ri policisë, por detyra të reja dhe instrumete për arritjen e qëllimit madhor kundër krimit. Policia ka mbajtur me përkushtim shumë barrë të rëndë, janë përballuar dhe goditur, edhe kanë pësuar dhe sot përfaqësojnë një ndër institucionet më të besueshme. Suksesi i këtij operacioni do të jetë i garantuar. Një pjesë e aseteve do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit dhe personelit. Për politikën, korrigjoni shënjestrën, policia nuk mund të jetë tabelë. Për kriminelët, u them tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar familjen, kthjellohuni dhe kuptoni se keni përgjegjësi për ata që vijnë pas jush. Është thjeshtë cështje kohe, udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq, në mos sot nesër, por nesër do të jetë vonë” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREZANTIMI I KÇK/ Rama tregon si do të verifikohen kriminelët nga SPAK-u: Lamtumirë pasuri. Për 48 orë formulari
Previous article DELFINI DHURON SPEKTAKËL NË ISHULLIN E SAZANIT/ Shoqëron peshkatarët dhe bën "gara" me varkën (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT