• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Quo Vadis Luli?
Home
Shqipëri

Quo Vadis Luli?

24 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Sipas rregullit demokratik, Lulzim Basha duhet të përfaqësonte sot kryeministrin në hije ose më saktë pretendin numër 1 për kryeministër të Shqipërisë, pasi është kryetari i partisë më të madhe të opozitës.

Ai ka operuar me disa standarde gjatë karrierës politike fillimisht si i emëruar ku u bë deri ministër dhe më pas si i zgjedhur kur fitoi bashkinë e Tiranës.

Premisat që dikush të rrisë masën e njerëzve që e ndjekin dhe e besojnë rriten kur “lideri” tregon vendosmëri, besnikëri ndaj parimeve dhe më e rëndësishmja transparencë për vendimet që merr apo politikbërjen.

Lulzim Basha është i thirrur të bëjë transparencën e disa pagesave të partisë së tij për kontratat e lobimit që janë paguar për mbështetje në Uashington para zgjedhjeve të 25 qershorit, por nuk po u jep përgjigje akuzave, duke shtuar dyshimet për burime të dyshimta financimi. Ai dha këtë përgjigje:

“Është një shashkë e bazuar në mashtrime e cila nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie, as nga një skandal i madh i cili është vënë në vëmendjen e opozitës nga burimet e partnerëve dhe i cili po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve”.

Çfarë garancie jep ky njeri se nëse bëhet kryeministër do jetë transparent? Pak të thuash zero nga standardet që po tregon. Interesimit të gazetarëve iu përgjigj se çdo gjë që lidhet me këtë çështje është shashkë dhe se opozita pritet të bëjë një denoncim tjetër që prek qeverinë.

Ajo që nuk kuptohet është çfarë pret PD për të bërë një denoncim të tillë nëse i ka faktet në dorë?

Çdo opozitë do konsideronte veten me fat nëse i dilte në shteg një situatë ku mund të grushtonte qeverinë deri në nok dëon-in e fundit në ring.

Fatmir Mediu në një prononcim të para disa ditëve e quajti të pakuptimtë pse kreu i PD-së nuk thërret protesta në një situata ku qeveria është në pozita tejet të vështira. Cfarë po bën atëherë Lulzim Basha?

Po shantazhon kryeministrin apo po blen kohë për të mbyllur ndonjë marrëveshje në favor të pushtetit të tij në krye të PD-së?

Këtë provë e ka dhënë para pak kohësh, kur të gjithë mendonin se do hidhte veten në erë para kryeministrisë, por ai vuri çelsin çadrës dhe e mbylli gjithë zallamahinë me një buzëqeshje.

Ndaj nuk përjashtohet mundësia që edhe tani të konsiderojë një opision të tillë.(Respublica)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dekonspirimi i operacionit për arrestimin e ish-shefave të policisë/ Kryemadhi zbulon autorin
Previous article FOTO/ Iva Aliko trondit “Zonë e Lirë”, vjen lakuriq në studion e Arian Çanit dhe...

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT