• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Qiproja i bindet Rusisë për ekstradimin e izraelitit të akuzuar për trafikim organesh në Kosovë
Home
Rajon

Qiproja i bindet Rusisë për ekstradimin e izraelitit të akuzuar për trafikim organesh në Kosovë

5 February, 2018 g.autor Rajon

Shqyrtimi i një kërkese të Rusisë, për ekstradimin e një izraeliti të dyshuar si udhëheqës i një grupi ndërkombëtar të trafikimit të organeve, do të nisë në Qipro më vonë këtë muaj, ka vendosur një gjykatë e atjeshme të hënën.

Seanca e parë dëgjimore do të mbahet më 21 shkurt, pasi gjykatës i janë prezantuar dokumente nga Rusia, të aprovuara nga ministri i Drejtësisë i Qipros, raporton AFP.

Moshe Harel, 70 vjeçar, agjent udhëtimesh, ishte arrestuar në aeroportin e Larnakës, më 28 dhjetor të vitit të kaluar, dhe do të qëndrojë në paraburgim derisa të mbahet seanca dëgjimore, ka vendosur gjykata e distriktit të Larnakës.

Harel akuzohet se ka gjetur njerëz në nevojë për transplantim të veshkave, dhe se ka joshur dhe ka dërguar në Kosovë donatorë të organeve nga Turqia dhe nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Edhe Rusia, edhe Kosova, të cilën Qiproja nuk e njeh si shtet të pavarur, kanë lëshuar fletarrestime ndërkombëtare për izraelitin.

Autoritetet qipriote kanë respektuar fletarrestimin e Rusisë, i cili është lëshuar vitin e kaluar kundër izraelitit që akuzohet për krime të kryera më 2006.

Prokurorja e shtetit, Marina Spiliotopoulou, i ka thënë gjykatës të martën se zyra e prokurorit të përgjithshëm ka pranuar dokumentet e nevojshme nga Rusia në mënyrë që të fillojë procesi i ekstradimit.

Harel akuzohet se ka udhëhequr një rrjet të trafikimit të organeve në Rusi dhe në Kosovë, nga viti 2006, deri në vitin 2010.

Ai ka qenë i kërkuar nga autoritetet për pothuajse një dekadë – si i dyshuar për keqpërdorim të viktimave, shpesh të rekrutuara në zonat e varfra të Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore, duke iu premtuar 18.000 dollarë shpërblim për një organ.

Marrësit e organeve, kryesisht izraelitë, thuhet të kenë paguar deri në 122.000 dollarë për një transplantim.

Rrjeti i trafikimit është zbuluar më 2007, pasi një burri turk i ka rënë të fikët në aeroportin e Prishtinës, pasi i ishte hequr një veshkë.

Më 2013, pesë mjekëve në Kosovë gjykata u kishte shqiptuar dënime me deri në 8 vjet burgim për trafikim organesh.

Por, Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur poshtë vendimin më 2016, dhe ka urdhëruar rigjykimin e rastit, i cili po vazhdon ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëse e ke emrin Saranda, ngri dorën dhe ulu këtu... Këto 16 vajza i bëri bashkë... (FOTO)
Previous article Lojërat Olimpike Dimërore, ceremoni hapëse në… -22 gradë Celsius

g.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT