• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Basketball
  • Boks
  • Formula 1
  • MMA
  • Moto GP
Lojërat Olimpike Dimërore, ceremoni hapëse në… -22 gradë Celsius
Home
Të tjera

Lojërat Olimpike Dimërore, ceremoni hapëse në… -22 gradë Celsius

5 February, 2018 Q.Autor Të tjera

Tensioni mes Koreve ishte shqetësimi kryesor i autoriteteve, kur vendosën të organizonin për herë të parë Lojërat Dimërore në Pyeongchang, por në të vërtetë, për vendasit janë temperaturat ekstremisht të ulëta, ato që po minojnë përgatitjet për ceremoninë e hapjes.
Termometri pritet të shkojë në -22 gradë Celsius të premten, kur delegacionet nga 92 vende të botës, përfshi Shqipërinë, do të parakalojnë për ceremoninë e hapjes në resortin e skive në Korenë e Jugut.

Delegacionet kanë paralajmëruar sportistët që kanë probleme shëndetësore të mos jenë të pranishëm në ceremoni, në stadiumin që do të jetë në qiell të hapur. Meteorologët parashikojnë Olimpiadën më të ftohtë të historisë, e për ata që vijnë nga vende tradicionalisht të ngrohta do të jetë vërtet një shok total, raporton Tch.

Probleme do të ketë gjithashtu edhe për organizatorët dhe infrastrukturën, pasi nuk përjashtohen shtyrjet e orareve të aktiviteteve për shkak të borës masive. Pyeongchang do të bëhet këtë të premte qyteti i parë koreano-jugor që organizon Lojërat Dimërore. Për shkak të përfshirjes së Koresë së Veriut, fqinj problematik komunist dhe kërcënues i shpeshtë i luftës në rajon, ky edicion po cilësohet si ai i paqes.

Në harkun e 16 ditëve, atletë nga 92 vende të globit do të jenë ata që do të synojnë medaljet e lakmuara, e mes tyre, me flamurin kuqezi do të jenë dhe dy skiatorë shqiptarë, Erjon Tola e Suela Mëhilli.

 

Në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, të cilat do të mbahen prej 9 deri më 25 shkurt 2018 në Korenë e Jugut, do të marrë pjesë edhe Kosova.

Ekipin olimpik të Kosovës do ta përfaqësojë skitari Albin Tahiri, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpik. /Express/

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qiproja i bindet Rusisë për ekstradimin e izraelitit të akuzuar për trafikim organesh në Kosovë
Previous article ​Formacionet zyrtare: Watford – Chelsea

Q.Autor

Postime të ngjashme

SFIDON JUSHUAN NË RING/ Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën Boks

SFIDON JUSHUAN NË RING/ Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

MEDALJE E ARGJENDË PËR SHQIPËRINË/ Abakarov ndalet në finale Sport

MEDALJE E ARGJENDË PËR SHQIPËRINË/ Abakarov ndalet në finale

PESHËNGRITJE/ Briken Calja trondit sërish Europën me medalje ari, shkëlqen edhe Enkileda Carja Sport

PESHËNGRITJE/ Briken Calja trondit sërish Europën me medalje ari, shkëlqen edhe Enkileda Carja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT