• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA TEKNIKE/ Propozimi për ministrin, ushtaraku fut në sherr Zaevin me opozitën
Home
Rajon

QEVERIA TEKNIKE/ Propozimi për ministrin, ushtaraku fut në sherr Zaevin me opozitën

30 December, 2019 k.autor Rajon

Emri i ministrit të Rendit të propozuar nga opozita për anëtar të qeverisë teknike, është kthyer në mollë sherri në Maqedoninë e Veriut.

Drejtuesit e dy partive më të mëdha në vend nuk bien dakord që ky pozicion t`I kalojë ushtarakut me gradë kolonel, Dragan Kovackin, siç propozon kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Por Zoran Zaev kundërshtoi duke thënë se propozimi bie ndesh me Kushtetutën.”

Një ushtarak nuk mund të drejtojë ministrinë e Punëve të Brendshme. Do të duhet të bëhen konsultime me ekspertët sepse ata që drejtojnë ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, në tre vitet e fundit kanë qenë persona civilë”, ka thënë ai.

Zaev shtoi se nuk kishte paragjykime për kolonelin, ndërsa tha se shpresonte që brenda këtyre ditëve të gjendej një zgjidhje për të mos u shtyrë data e zgjedhjeve.

Nga ana e tij Mickovski këmbëngul se “bëhet fjalë për një personalitet me përvojë të gjatë në profesionin e tij dhe person jopolitik që nuk do të duhej të paraqiste problem për kryeministrin”. Kreu I opozitës u takua gjithashtu edhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti për të biseduar mbi propozimin për ministrin e ri të Rendit.

Emri i kolonelit për Ahmetin është i pranueshëm, teksa e ka vlerësuar atë si “profesionist me përvojë të gjatë”. Në të dyja takimet u diskutua edhe mbi ndryshimet e Kodit zgjedhor, përkatësisht propozimit që Maqedonia e Veriut të shdërrohet në një zonë të vetme zgjedhore, nga gjashtë të tilla që ka aktualisht. Por kjo ide e Kryeministrit Zaev nuk është mirëpritur nga Mickovski e Ahmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK NË VLORË/ Shkrumbohet makina, ja pista ku po hetohet (VIDEO)
Previous article KËRCËNIMI I DJALIT TË ISA MUSTAFËS/ Reagon Vjosa Osmani: Për fat të keq, tashmë gjuha...

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT