Një automjet është djegur gjatë mbrëmjes së diele në lagjen në Vlorë.
Makina e llojit “Lancia” me targa Aa 550 ET në pronësi të shtetasit me inicialet B.B ka marrë flakë në lagjen “10 Korriku” në Vlore, pranë Lungomares. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:40, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, shtetasi F.E duke tentuar të ndizte mjetin tip “Lançia”, ka konstatuar se mjeti u përfshi në flakë.
Menjëherë është njoftuar shërbimi zjarrfikës dhe policia të cilët kanë shkuar në vendngjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti është djegur për shkaqe aksidentale.


