• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA NË LEZHË/ Rama paralajmëron: Do demaskojmë publikisht hotelet në Tiranë që vjedhin UJIN
Home
Shqipëri

QEVERIA NË LEZHË/ Rama paralajmëron: Do demaskojmë publikisht hotelet në Tiranë që vjedhin UJIN

13 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset e kryeqytetit që vjedhin ujin përmes tubacioneve të ujësjellësit, se pas datës 1 shkurt do penalizohen sipas ligjit si dhe do demaskohen publikisht.
Rama tha se ka mjaft biznese, ndër to edhe hotele në qendër të Tiranës, të cilët deklarojnë se furnizohen me pus, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë, pasi këto biznese vjedhin ujin nga ujësjellësi.

“Po të shikojmë edhe tek uji ka shumë biznese që nuk e paguajnë në mënyrë të rregullt. Ka edhe hotele në mes të Tiranës që deklarohen sikur furnizohen me pus, në fakt furnizohen ilegalisht nga rrjeti i ujësjellësve.

U bëj thirrje këtyre mega-gënjeshtarët, të pasurit e këtij vendi, të mos luajnë me zjarrin, se do bëhen shembull publik, jo vetëm do ndiqen penalisht, por do demaskohen publikisht për këtë aktivitet grabitqarë në mes të qytetit. Vjedhin nga sistemi i ujësjellësit.

Do vijojmë procesin për të formalizuar sa të jetë e mundur”, tha Rama.

“Afat deri në 1 shkurt për formalizimin”
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish nga Lezha nisjen e aksionit në të gjithë vendin kundër lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm. Kreu i qeverisë tha se qeveria do subvencionojë qytetarët në nevojë për instalimin e sahatëve të ujit.

Gjatë një takimi në Shëngjin me drejtues të njësive vendore dhe qendrore të qarkut të Lezhës, Rama tha se ky qark ka probleme serioze sa i takon administrimit të ujit të pijshëm. “Të vazhdojmë të rrisim ndjeshmërinë për ata që kanë lidhje të paligjshme uji. Qeveria do subvencionojë qytetarët në nevojë për instalimin e matësave. Nga 1 shkurti do ketë penalizime për lidhjet e paligjshme”, tha Rama.

Edhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se institucionet publike dhe ato bashkiake janë debitoret më të mëdha ndaj ujit. “Kjo është e pafalshme. Ata duhet të jenë të parët që do promovojnë këtë aksion. Do subvencionojmë qytetarët për instalimin e sahatëve. Nëse këto ujësjellës nuk do menaxhohen, atëherë do shkojmë drejt agregimit, dmth bashkimit të këtyre ujësjellësave me ata që janë më të suksesshëm. Eshtë një problem social furnizimi i popullatës me ujë të pijshëm”, tha Gjiknuri.

vijon…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bebi më i vogël në botë ia del të mbijetojë: Pas 6 muajsh, mrekullon mjekët! (FOTO)
Previous article Gati "lamtumira" për Jashnicën dhe Nimagën pritet vetëm zyrtarizimi

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT