• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QËNDRONTE PRANË MEJE DHE…”/ Gjykata greke dënon mësuesin shqiptar për ngacmim seksual të një avokateje
Home
Aktualitet
Kronikë

“QËNDRONTE PRANË MEJE DHE…”/ Gjykata greke dënon mësuesin shqiptar për ngacmim seksual të një avokateje

1 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata në Selanik ka dënuar me kusht, me tre muaj heqje lirie, një burrë shqiptar i cili u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një grua në moshë të re.

Ngjarja supozohet të ketë ndodhur më 23 korrik, kurse dje u dha dënimi për të pandehurin, i cili nuk e pranoi akuzën, raporton noa.al.

Sipas padisë penale, 30 vjeçarja greke me profesion avokate gjendej në autobusin e linjës 19 të Selanikut ndërsa kryhej itinerari nga stacioni i ri i trenit në Kordelio. I ulur pranë saj ndodhej 67 vjeçari shqiptar, me profesion mësues.

“Qëndronte pranë meje dhe kishte një çantë mbi këmbët e tij. Ngadalë nisi të lëvizë dorën afër meje. Fillimisht po e shihja dhe me vete po thoja se nuk mund të ndodhë kjo.

Dy a tri herë e shtyva me bërryl. Herën e katërt, vuri dorën mbi kofshën time të djathtë. Nisa të bërtas dhe i thashë shoferit të bllokojë dyert e autobusit”, përshkroi 30 vjeçarja, versionin e saj të ngjarjes.

Burri 67 vjeçar nga Shqipëria e mohoi akuzën. Ai tha se ditët e fundit kishte kryer një ndërhyrje në kataraktin e syrit dhe po dërgonte dokumentet shëndetësore në fabrikën ku punonte.

“Po përpiqesha të merrja ilaçin për ta hedhur në sy. Mundet që gabimisht të kem vënë dorën në këmbën e saj. Është vajzë e re dhe është turp për mua të ndodhë një gjë e tillë. Jam burrë i martuar, nuk bëj gjëra të tilla. Ndjesë”, u shpreh ai në sallën e gjyqit.

Në përfundim, gjykata vendosi ta konsiderojë fajtor 67 vjeçarin duke e dënuar me tre muaj heqje lirie me kusht që gjatë tri viteve të ardhshme të mos konsumojë asnjë vepër penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Regjistrohen gati 18 milionë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ 30-vjeçari hidhet nga lartësia tek Unaza e Re, transportohet me urgjencë në spital

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët Aktualitet

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT