Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje tek Unaza e Re në kryeqytet.
Burime policore bëjnë me dije se një 30-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia.
Ai është transportuar me urgjencë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


