Hekuran Hoxha, 48 vjeç, i vënë në pranga nga policia mbrëmjen e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, njihet si koka i bandës së Shijakut të vënë nën hetim për trafik ndërkombëtar droge.
Nga operacioni i koduar “Vol-vo 4” në tetor 2018, ranë në pranga mbi 33 persona anëtarë të këtij grupi.
“Roni i Shijakut” siç njihet ndryshe, duket i dhënë pas udhëtimeve në vende ekzotike dhe makinave të shtrenjta.
Ai është njëkohësisht edhe pronar i disa bizneseve në zonën e Shijakut. Madje dy prej biznesve, një pikë karburanti si dhe një bar-kafe i ka “pagëzuar” me nofkën e tij, “Roni”.
/AlpeNews.al







