Koci Selamaj është shqiptari që është arrestuar në Britani i akuzuar për vrasjen e mësueses Sabina Nessa.
36-vjeçari që shihni në foton e mësipëme me origjinë nga Elbasani dyshohet për vrasjen e mësueses, ndërsa mësohet se në Britani ai punonte si shpërndarës picash.
36-vjeçari shqiptar u arrestua në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa policët bastisën shtëpinë e tij në Eastbourne, East Sussex.
Ndërkohë mediet e huaja kanë publikuar disa foto të marra nga një kamerë pranë zonës ku u vra 28-vjeçarja. Në këto foto shfaqet një burrë (i dyshuar su Koci Selamaj) i veshur me bluzë të zezë, pantallona gri, ndërsa mban në dorë diçka të kuqe.
Sabina Nessa u pa për herë të fundit të premten e 17 shtatorit, kur doli nga shtëpia për të shkuar në një lokal pranë shtëpisë së saj. Mëngjesin tjetër 28 vjeçarja u gjet e vdekur në parkun 150 metra pranë apartamentit.



