• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PUNO PAK, HA SHUMË DHE BËJ QEF”/ Kandidati për kryebashkiak shpalos platformën: Bufat…
Home
Intervista

“PUNO PAK, HA SHUMË DHE BËJ QEF”/ Kandidati për kryebashkiak shpalos platformën: Bufat…

8 May, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Në qytetin e Këlcyrës ka shpalluar kandidaturën për Kryetar Bashkie si kandidat i pavarur Hazbi Kasaj.

Kasaj është anëtar i partisë ‘Zgjidhja’ e Koço Kokëdhimës por në këto zgjedhje nuk do të kandidojë nën siglën e partisë.

Për Fax news, Kasaj është shprehur se slogani me të cilin ai do mbështesë fushatën e tij është “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf ”.

Ai thotë që i ka prezantuar një plaformë qytetarëve të Këlcyrës në të cilën ai do të lidhë një kontartë ligjore me votuesit përpara zgjedhjeve duke i siguruar atyre 2300 vende pune.

“Sllogani im për Bashkinë e Këlcyrës “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”. Unë i kam qejf dhe personat që nuk punojnë.

Në Bashkinë e Këlcyrës do shpall 2300 vende pune. Do lidhet një kontratë pune me qytetarin para se unë të bëhem Kryetar Bashkie dhe do të më votojnë mua.

”Ka punë për të gjithë  ata që duan punë, kush e quan mashtrim do të dënohet”, shkruhet në kontratën që unë po i propozoj atyre.

Kontrata që po propozoj është për të gjithë familjen.  Unë lidh kontratë me votuesin. Nëse unë pas fitimit të zgjedhjeve nuk i gjej punë ata mund të më kallzojnë në Prokurori.” u shpreh Kasaj.

Kasaj thotë që nuk e ka pyetur Kokëdhimën për kandidaturën e tij por se ai është dakord.

“Në 2021 kur Koço të kandidojë unë do votoj për të por për kandidaturën e tanishme unë nuk e kam pyetur. Me Koçon jemi takuar në Tiranë, flasim ditë për ditë.

Koço Kokdhima është dakord me zgjedhjen time. Po të më kishte pyetur mua Koço emrin partisë nuk do ja vija  “Zgjidhja” po “Lidhe Zgjidhe”, vijoi më tej Kasaj.

Për sa i përket rivalëve të tij Kasaj thotë që nuk i trembet kreut aktual Klemet Ndonit dhe kandidaturës së PD-së.

“Nuk i trembem kryetarit aktual Klemetn Ndoni si rival për Kryetar Bashkie. Është djali i mirë por nuk i udhëheq dot njerëzit. Si Klementi si kandidati i PD-së janë bufa, po të votosh për bufa do bëhesh buf. Edi Ramës nuk i mungon asgjë, ka arritur çdo gjë me zgjuarsi. Njerëzit janë të pakënaqur,  kam 7 muaj që mbledh firma.” përfundoi Kasaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHFRYTËZUAN TË MITURËN PËR PROSTITUCION/ Çfarë ndodhi me tre të rinjtë që...
Previous article "KURRË NË HISTORI..."/ Haradinaj: SHBA-ja dhe BE-ja gabojnë kur e ndërlidhin TAKSËN me DIALOGUN

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT