Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit që personat e dënuar për vepra të lehta penale të punesohen nga bashkia për punë në komunitet.
Sipas Veliajt kjo është një mundësi tjetër për të miturit ose personat e dënuar për shkelje jo të rënda të ligjit, që ta shlyejnë dënimin duke kryer punë në interes të shoqërisë.
“Do jetë realisht e dobishme për komunitetin dhe kur marr parasysh bëhet fjalë për shkelje të një kategorie të lehtë dhe njerëz që kanë një arsim dhe një profesion. Njerëz që mund ti vendosin këto orë në dispozicion të shoqërisë. Në Tiranë nga 3500 dënime nga të cilat 700, 20% janë me orë pune në komunitet, nga kjo listë e gjatë 700 qytetare lirohen nga obligimi, duke bërë diçka të dobishme. Ata rehabilitohen dhe i bën të ndihen që bëjnë diçka të dobishme, sidomos agjencia e parqeve”
Veliaj u shpreh se kjo risi që po përdoret në Tiranë të dërgohet edhe në qytete të tjera.
“Tani që fillon edhe sezoni i plazhit ka nevojë për pastrim dhe mezi pres që duke filluar nga kjo stinë ne të mirëpresim ata bashkëqytetare që besojnë se riintegrohen në mënyrë dinjitoze”, tha Veliaj.


