• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PUNË E KRYER, KOSOVA ËSHTË E PAVARUR”/ Vuçiç tregon biseden me Merkel: Çfarë me tha në takimin e fundit
Home
Rajon

“PUNË E KRYER, KOSOVA ËSHTË E PAVARUR”/ Vuçiç tregon biseden me Merkel: Çfarë me tha në takimin e fundit

17 November, 2020 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjithmonë ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, megjithëse nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës.

Vuçiq tha për televizionin Happy TV në Serbi se për kancelaren gjermane, Kosova është “një punë e kryer, një shtet i pavarur”, por pastaj shtoi se Merkel “ishte gjithmonë e drejtë me Serbinë”.

“Ajo është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi biseduar për herë të fundit në Davos (në janar 2019). Ajo më tha ‘Nuk di çfarë t’ju them në këtë moment. Shikoni se si të ruhet paqja dhe stabiliteti”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se “nuk ka dyshim” se Gjermania ishte “mërzitur” për shkak të takimit të tij të planifikuar në fillim të korrikut në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, takim i cili më pas ishte të shtyrë, pasi Prokuroria e Posaçme në Hagë njoftoi se ka paraqitur aktakuzë ndaj Thaçit.

Ai shtoi se kjo është e kuptueshme sepse “ekziston një antagonizëm i madh” midis Gjermanisë dhe administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishin organizuar dy samite për të bindur Kosovën dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Dialogu, pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të tarifave ndaj mallrave serbe të vendosura nga Kosova, vazhdoi në gjysmën e dytë të këtij viti.

Por, palët nuk kanë arritur ndonjë përparim pasi Serbia kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje të përgjithshme, në të cilën do të përfshihej edhe njohja e ndërsjellë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI SHQYPNIJA VEND NUK KA..."/ Adrola Dushi pozon me flamurin kuq e zi mes rrugëve të New York-ut dhe (FOTO)
Previous article COVID-19 KA NDIKUAR NË KUJTESËN E QYTETARËVE/ Mjeku psikiatër tregon disa nga arsyet

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT