• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHEN PAMJET/ Si u vodh ‘Range Rover Sport’ që u përdor në atentatin e Shkodrës
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHEN PAMJET/ Si u vodh ‘Range Rover Sport’ që u përdor në atentatin e Shkodrës

5 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ky është “Range Rover Sport” i vjedhur në Durrës më 19 prill të këtij viti dhe që u përdor në atentatin mafioz të 30 tetorit në Shkodër që la pas 4 viktima.

Pronari, nje punonjes sigurie ne portin e Durrësit ka denoncuar asokohe vjedhjen poshtë banesës së tij, por autorët nuk u zbuluan nga policia.

VIDEO

Në denoncim publik ai shkruante se “në rrugën ‘Neki Libohova’ me kane vjedhur nje makinë Range Rover Sport te vitit 2015, po ne kete orë, 150 metra më perpra kane vjedhur dhe nje Range Rover Evoque! Nnuk ka asnje pergjigje konkrete ndonese ne nje vend plot kamera ne rruge dhe ne lagje dhe nuk gjendet akoma? Kam konstatuar privatisht nepermjet kamerave qe te dy mjetet e vjedhur kan arritur ne rrugen Vore-Fush Kruje-Thumane dhe ne drejtim te Veriut”Policia e Shkodrës nuk ka ende të dhëna se si ky automjet përfundoi në duart e atentatorëve, të cilët e dogjën me acid përpara se ti vinin flakën pasi kishin kryer ekzekutimin.Qëllimi ishte të humbisnin gjurmët në makinë.
Por ekspertët arritën që në automjetin e shkrumbuar të tyre, “Range Rover Sport” të rikuperojnë numrin e shasisë dhe të zbulojnë se kjo makinë ishte vjedhur pak muaj më parë në Durrës.
Nga kamerat e sigurisë që hetuesit kanë arritur të shohin, makina e autorëve ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka ndjekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin që në lagjen Kiras.
“Range Rover Sport” dyshohet se ka dalë nga rruga ku ka shtëpinë Astmer Bilali, anëtar i grupit të Bajrave, por nuk ka kamera sigurie për të shkuar më tej dhe praktikisht kjo pistë mbetet e paverifikuar.
Masakra me 4 të vrarë dyshohet se u krye nga dy qitës, një i tretë në rolin e shoferit dhe i katërti që i largoi nga vendi ku makina luksoze u shkrumbua. Atentatorët i dolën paralel makinës “S Class”, duke hapur zjarr për dhjetëra metra, duke lënë të vdekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, ndërsa çifti Bashkim e Flutura Basha që lëvizte me motoçikletë u goditën nga makina e viktimave, pasi humbi kontrollin nga breshëria e plumbave duke u bërë viktimat e pafajshme të këtij atentati.
Mister për grupin hetimor mbetet ende fakti nëse është apo jo Ibrahim Lici personi që shfaqet në filmime amatore pranë trupit të vëllait të tij të pajetë Hamza Lici dhe që dyshohet të ketë qenë bashkë me ta në makinë. Policia akoma nuk ka marrë zgjidhje shkencore, por në ndihmë pritet t’i vijnë përgjigjet e analizave të disa gjurmëve gjaku që mendohet të jenë të personit të tretë misterioz, i cili dyshohet që gjithashtu të ketë mbetur i plagosur. Burime konfirmuan për Report Tv se disa klinika private në Shkodër janë kontrolluar mbi dyshimet se Lici mund të ketë kërkuar ndihmë, por asgjë nuk është përftuar.
Pista e hakmarrjes mes grupeve Lici e Bajri për hetuesit nuk ka ndryshuar, për shkak të konflikteve që kanë prodhuar më shumë se 20 viktima prej vitit 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Presidenti Begaj dekreton ambasadoren e Shqipërisë në Kroaci dhe Bosnjë
Previous article RËNDOHET BILANCI NGA PËRMBYTJET NË SPANJË/ 222 të vdekur, 4 mijë banesa nën ujë

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT