• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHEN PAMJET E DROGËS SË SEKUESTRUAR NË FINLANDË/ Dërgohej nga 4 “kokat” shqiptare, kokainë “lexus” e laboratorët për përpunim
Home
Breaking News

PUBLIKOHEN PAMJET E DROGËS SË SEKUESTRUAR NË FINLANDË/ Dërgohej nga 4 “kokat” shqiptare, kokainë “lexus” e laboratorët për përpunim

4 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër grupe shqiptare që mbushën Finlandën me drogë u goditën nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, duke çuar në pranga 9 persona në territorin shqiptar dhe 2 të tjerë në kërkim. 4 kokat shqiptare të grupeve organizonin trafikun e drogës nga Shqipëria. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka arritur që të sigurojë fotot e drogës që është sekuestruar në Finlandë, por edhe momente nga procesi i përpunimit të saj. Në foton më poshtë, mund të shihni amfetaminë e përpunuar në një kovë të zezë, një prej rasteve të goditura nga autoritetet finlandeze.

Në foto shihet një ambient i përshtatur si laborator për përpunimin e drogës dhe më pas nxjerrjen e saj në treg. Përpos kokainës dhe marjuanës, grupi ishte i fokusuar edhe në trafikun e drogës sintetike. Në këto foto të siguruara nga Report Tv, dallohet amfetamina në një kovë të zezë, pajisje për përzierje dhe tharje, si dhe tavolina ku substanca është shtrirë për tharje në kushte shtëpie. Gjithashtu, janë gjetur qese të mëdha me sheqer fermentimi, që dyshohet të jenë përdorur si lëndë për shtim të drogës. Substanca të tilla përdoren zakonisht për të rritur fitimin në trafikimin e drogës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu edhe pako me kokainë të markuara me logon “Lexus”, një markë luksoze makinash japoneze. Po ashtu, në foto shihet edhe kokainë e vendosur në dosa tavolina dhe sipër saj janë të gdhendura disa shkronja, apo me numrat 333.

Sa i takon drogërave sintetike, në fotot e siguruara nga Report Tv shihen dhjetëra pako të vogla plastike me, substancë që dyshohet të jetë alpha-PVP – një drogë sintetike shumë e rrezikshme, e njohur për shkaktimin e krizave ekstreme nervore dhe sjelljeve të dhunshme tek përdoruesit. Substanca është e ndaluar në shumicën e vendeve të BE-së për shkak të efektit të saj të fortë stimulant dhe rrezikut të lartë të varësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONKURSI PËR "RIJETËSIMIN" E REZIDENCAVE QEVERITARE/ Rama: T’i kthejmë në funksion të interesit publik...
Previous article GJERMANIA ASHPËRSIM TË LIGJEVE TË EMIGRIMIT/ Ministri i Brendshëm planifikon të shpallë dekret me vende të sigurta

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT