• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONKURSI PËR “RIJETËSIMIN” E REZIDENCAVE QEVERITARE/ Rama: T’i kthejmë në funksion të interesit publik…
Home
Politikë

KONKURSI PËR “RIJETËSIMIN” E REZIDENCAVE QEVERITARE/ Rama: T’i kthejmë në funksion të interesit publik…

4 June, 2025 s.autor Politikë

Zhvillohet faza e dytë e projektit të investimit “Hospitality Albania’, i cili synon modernizimin e rezidencave qeveritare për t’i kthyer ato në destinacione tërheqëse për turizmin dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme. 7 finalistët e fazës së dytë do të prezantojnë projekt-idetë arkitekturore për ‘rijetësimin’ e këtyre godinave.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, deklaroi se në garë marrin pjesë arkitektë me prestigj ndërkombëtar. Rama thotë se po ‘shkelim’ në një rrugë të re për t’i kthyer këto asete në funksion të publikut. Pjesë do të jetë edhe shteti si partner, duke i shndërruar rezidencat në një burim tjetër të ardhurash.

“Sot hapim një tjetër kapitull të punës së Korporatës Shqiptare të Investimeve që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, që prej shumë kohësh kanë mbetur në një limbo si rezultat i mospërdorimit të tyre, për shkak të humbjes së funksionit. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar njëra anë një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota, në bashkëpunim me fondacionin e njohur francez Art Eksplora, na kanë treguar se është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe për t’i rijetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash.

Ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Rrugë e re, që ne po e shkelim, besoj me sukses, por mbi të gjitha ku po shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike.”, u shpreh Rama.

Rama në këtë mënyrë do të zhvillohet një infrastrukturë e re financiare për shtetin, duke u bazuar në modelet më të mira si Italia apo Spanja.

“Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin duke u bazuar te modelet më të mira në Evropë, simotrave të agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura mbresëlënëse që vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë dhe përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë dhe në përfitimin nga kjo rritje.”, u shpreh kreu i qeverisë.

Nisma “Hospitality Albania” synon të çlirojë dhe të maksimizojë potencialin e këtyre aseteve të veçanta, duke i integruar në tregun fitimprurës global të turizmit, një sektor kyç për të ardhmen e zhvillimit të Shqipërisë. Projekti do të luajë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave, duke i kthyer këto prona në qendra tërheqëse që reflektojnë harmoninë mes inovacionit dhe peizazhit unik natyror.

Përmes kësaj nisme, synohet krijimi i një precedenti për zhvillimin e qëndrueshëm dhe efikas të pronave shtetërore, duke kombinuar arkitekturën bashkëkohore dhe teknologjitë më të avancuara me një vizion të integruar për luksin, mikpritjen dhe qëndrueshmërinë. Procedura konkurruese ndërkombëtare për realizimin e projektit të investimit “Hospitality Albania“ zhvillohet nëpërmjet dy fazave: faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THASHETHEMET PËR LIDHJEN ME LEDRIN/ Reagon Xhensila Myrtezaj: Ishte thjesht bashkëpunim profesional
Previous article PUBLIKOHEN PAMJET E DROGËS SË SEKUESTRUAR NË FINLANDË/ Dërgohej nga 4 "kokat" shqiptare, kokainë "lexus" e laboratorët për përpunim

s.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT