Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Provokacia” të Mustafa Nanos në ABC news, ka folur për marrdhënien politike me Ilir Metën.
Por teksa ajo ka theksuar si çdo herë tjetër se në shtëpinë e saj nuk flitet për politikë dhe ata nuk ndikojnë në vendimet e njeri-tjetrit, Muç Nano nuk ka nguruar të shprehë një pakënaqësi ndaj saj.
Nano: Nuk më pëlqen se jeni përpjekur që të krijoni idenë se keni një lloj distance me Ilir Metën.
Kryemadhi: Ka një problem, unë nuk dal të gjykoj Metën në marrdhënien e tij me familjen, por sa i përket angazhimit të tij dhe timit në politikë. Këtu nuk përzihemi ne. Sepse në një ambient dashje pa dashje i kam krijuar ndonjëherë probleme apo dhe anasjelltas.


