• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Protothema” publikon pikat e marrëveshjes Shqipëri – Greqi: Dhamë Epirin e Veriut
Home
Shqipëri

“Protothema” publikon pikat e marrëveshjes Shqipëri – Greqi: Dhamë Epirin e Veriut

2 July, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Pala shqiptare dhe pala greke duket se janë pranë zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve.

Gazeta greke “Protothema” ka mësuar detaje rreth marrëveshjes së Greqisë me Shqipërinë.

Sipas saj, bëhet fjalë për një marrëveshje paketë që synon të zgjidhë çështjet e hapura.

Marrëveshja pritet të bëhet publike në korrik, raporton “Protothema”, ku do të firmoset nga një takim i përbashkët mes kryeministrave Edi Rama dhe Alexi Tsipras.

Paketa e zgjidhjes së problemeve përmban heqjen e ligjit të luftës, heqjen e tarifave konsullore të dokumenteve qeveritare greke, hyrjen në fuqi të njohjes së patentave shqiptare, mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, ndarjen e zonave ekskluzive detare, heqjen e termave irredentiste nga tekstet shkollore shqiptare dhe varrezat për ushtarët grekë.

Shqipëria dhe Greqia do të firmosin gjithashtu një pakt të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit.

E përditshmja “Protothema” i mëshon faktit për Epirin e Veriut.

“Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, është titulli i këtij shkrimi.

Sipas saj, pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke.

Në të dyja rastet, thuhet në artikull, nuk do të ketë pretendime formale territoriale.

Edhe për çështjen e pronave do të ketë një pakt, por nuk do të ketë bëjë me kërkesat çame për pretendime territoriale.

“Shumë nga këto prona të bllokuara nga ligji i luftës, janë në Janinë, Selanik dhe në disa zona të rajonit të Thesalisë.

Sipas një vlerësimi jo zyrtar, vlera e tyre është rreth 15 milionë euro”, shkruan “Protothema”.

Gazeta greke sjell gjithashtu në vëmendje se këto pika janë dakordësuar gjatë takimeve të përbashkëta mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias; në nëntor 2017 në Kretë, në Janar 2018 në Korçë, në mars 2018 në Tiranë, në maj 2018 në Sounion dhe takimi më i fundit në ishullin Rodhos të premten e kaluar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mero Baze: Pse Erion Veliaj nuk mund ta projektojë veten për pasardhës të Ramës
Previous article La Partizanin, ish-mbrojtësi ” i kuq” gjen arsyen e largimit pas 4 vitesh

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT