• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mero Baze: Pse Erion Veliaj nuk mund ta projektojë veten për pasardhës të Ramës
Home
Intervista

Mero Baze: Pse Erion Veliaj nuk mund ta projektojë veten për pasardhës të Ramës

2 July, 2018 k.autor Intervista, Politikë

“…Në histori nuk hyn doemos si kryeministër. Mund të hysh dhe si një zyrtar i thjeshtë model i shtetit, si një qytetar që i jep qytetit ku jeton, si një kryebashkiak që e bën më të mirë jetën e qytetarëve etj. Në politikë, nuk është problem të hysh, problem është se si do dalësh. Dhe nuk është e thënë që po dole si kryeministër, je i suksesshëm. Nuk është as si në Big Brother që kush del i fundit fiton. Është fuqi e madhe ta kuptosh kur do dalësh…”

Erion Veliaj thotë vazhdimisht se ai është një personazh i vetëbërë (self-made) në politikë. Ju si e gjykoni karrierën e tij? Kush e ka ndihmuar? Si ia ka dalë të jetë kryebashkiak? A ka ndihmuar veten më shumë apo e kanë ndihmuar?

E vërteta është se Veliaj është i fundmi i politikanëve që ka shtyrë derën me shkelma për të hyrë në politikë. Shumica e brezit të tij vijnë nga katapultimet. Pra, ai ka dalë në atë rrugë vetë. Përvoja e tij si drejtues i lëvizjes “Mjaft”, është ende unike në Shqipëri dhe e pakonkurrueshme. Dhe ajo është e gjitha vepër e tij. Është pikërisht ajo histori që e bëri të dobishëm për politikën dhe Edi Ramën, i cili e tërhoqi në Partinë Socialiste.

Pastaj rruga drejt kreut të Bashkisë ishte çështje vlerash brenda PS-së. Veliaj nuk kishte konkurrentë në atë pikë.

Si do ta vlerësonit punën e Veliajt gjatë këtyre viteve në krye të Bashkisë më të madhe në vend?

Është një formë e re e qeverisjes së Tiranës. Është shumë kapilare, shumë afër problemeve të prekshme të qytetit, dhe njëkohësisht shumë e fokusuar tek e ardhmja e largët e Tiranës.

Pra, rrallë kemi patur një kryebashkiak që të merret me gropat e lagjeve, rrugicat, koshat e plehrave, këndet e fëmijëve, parkun, pistat e vrapimit, dhe me kulla që i duhen Tiranës në vitet 2050.

Edi Rama ka pas bërë revolucion në urbanizimin e Tiranës, me pamjen vizive të tij dhe gjelbërimin, duke e kthyer Tiranën në një kryeqytet normal, ndërsa Veliaj ndryshe nga Rama e ka kapilarizuar në detaje prekjen e Tiranës. Dhe kjo ka një reflektim te perceptimi i qytetarëve për punën e tij, që është dukshëm pozitiv.

Shpesh përflitet se ai do jetë pasuesi i Ramës në krye të PS, por edhe si kryeministër. Ju a ndani këtë mendim? Si e shikoni të ardhmen politike të Veliajt? Kush e rrezikon dhe kush e favorizon në rrugën e tij?

Një nga gabimet e mëdha që bëjnë politikanët e rinj në Shqipëri është se në përpjekje për të mbajtur kokën lart dhe për të parë të ardhmen e tyre “të ndritur”, u verbohen sytë dhe rrëzohen në gropën e parë që u del në rrugën ku nuk kanë mendjen ku ecin.

Veliaj për fat nuk po e bën këtë gabim. Ai është i fokusuar te suksesi i ditës, te puna e përditshme dhe është ndoshta tipi më jokonfliktual në politikë.

Ambiciet e tij janë pjesë e planeve të tij, por në Shqipëri nuk ka udhëheqës që lënë pasardhës. Udhëheqësit në Shqipëri përpiqen të lënë vetëm emrin e tyre pas dhe jo individë të tjerë.

Kështu që në këtë pikë, e vetmja gjë e gabuar që mund të bëjë Veliaj është ta projektojë veten për pasardhës të Ramës. Ai dhe kushdo tjetër duhet të përpiqen të jenë të suksesshëm tek ajo që bëjnë dhe të bëhen të dobishëm për shoqërinë. Në politikë në fund të mbajnë këmbët e tua edhe kur t’i ngrihesh mbi shpatullat e tjerëve.

Në këtë pikë i vetmi rrezik për Erion Veliajn është Erion Veliaj, devijimi i tij nga agjenda ditore, nga besimi që ka marrë për të udhëhequr kryeqytetin dhe shfokusimi për të injoruar të sotmen në funksion të një projekti për të ardhmen.

Në histori nuk hyn doemos si kryeministër. Mund të hysh dhe si një zyrtar i thjeshtë model i shtetit, si një qytetar që i jep qytetit ku jeton, si një kryebashkiak që e bën më të mirë jetën e qytetarëve etj. Në politikë, nuk është problem të hysh, problem është se si do dalësh. Dhe nuk është e thënë që po dole si kryeministër je i suksesshëm. Nuk është as si në Big Brother që kush del i fundit fiton. Është fuqi e madhe ta kuptosh kur do dalësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLASI" tek Komisioni i Ekonomise. Braçe ndërpret mbledhjen për çështjen e teatrit
Previous article “Protothema” publikon pikat e marrëveshjes Shqipëri – Greqi: Dhamë Epirin e Veriut

k.autor

Postime të ngjashme

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para Politikë

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT