• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve
Home
Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

6 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas protestës në Vlorë, qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë për të protestuar kundër resortit në Zvërnec. Me flamujt shqiptarë dhe me pankarta në duar, ‘Revolucion’, ‘Shqipëria nuk është e tradhtarëve’, qytetarët marshuan nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, nga ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit. Protestuesit ripërsëritën 5 kërkesat, mes tyre edhe shfuqizimin e disa ligjeve që, sipas tyre, dëmtojnë natyrën dhe trashëgiminë kulturore.

Mes protestuesve ishte edhe një grup të rinjsh që kishin mbërritur pak orë më parë nga Zvërneci, ku paradite u zhvillua një tjetër protestë kundër resortit që pritet të ndërtohet në zonën e mbrojtur të Nartës.

“Sapo erdhëm nga Zvërneci, ku u zhvillua një protestë shumë e mirë. Kryeministri na quan grekë, turq, ndërsa tani thotë se ne jemi ata që nuk duam investime për Shqipërinë. Ne duam që Shqipëria të zhvillohet, por nuk duam që Shqipëria të shitet. Duam transparencë. Në Zvërnec nuk ka mbetur më asnjë fije teli dhe atë gardh e kemi hequr me këtë protestë. Narta është e jona!”, tha protestuesja.

Protestës iu bashkuan edhe të rinj nga Kosova, të cilët udhëtuan drejt Tiranës për të mbështetur kauzën e kundërshtimit të resortit në Zvërnec dhe për të inkurajuar protestuesit të vijojnë rezistencën.

“Ne nuk jemi asnjëherë kundër investimeve serioze, të huaja apo të brendshme, për të rritur përditë Shqipërinë. Asnjëri nuk është kundër rritjes dhe mirëqenies së Shqipërisë, asnjëri nga 50 mijë veta apo më shumë që janë këtu. Por çdo gjë të jetë e ndershme dhe për shqiptarët. Tani kryeministrit të pakicës i ka ngelur vetëm një gjë, siç e thonë edhe tifozët kuq e zi: “të japë dorëheqjen”, tha protestuesi i ardhur nga Kosova.

“Veç një lutje kam për ju: mos u dorëzoni. Rezistoni, ju do të fitoni. Kosova është me ju, Kosova është me Nënën Shqipëri”, tha një tjetër.

KËRKESAT E PROTESTUESVE
1-  Dorëheqjen e qeverisë
2- Shfuqizimin e statusit dhe te kuadrit ligjor për statusin strategjik
3- shfuqizimin e paketës se maleve
4- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për zonat e mbrojtura
5- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për trashëgimin kulturore shqiptare
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin
Previous article PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

s.autor

Postime të ngjashme

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri Aktualitet

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025 Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT