• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“O PLAK I LIGË…”/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin
Home
Aktualitet
Kronikë

“O PLAK I LIGË…”/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

6 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një fjalim tejet i fortë dhe me tone paralajmëruese ka ushtuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku një protestues ka shigjetuar drejtpërdrejt Edi Ramën, duke i vënë përballë forcën e rinisë dhe vendosmërinë për qëndresë të pandërprerë.

Me një gjuhë të ashpër, qytetari ka bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë injorimi i revoltës popullore.

“O plak i ligë, shkove 61 vjeç, po ne jemi rinia! Jemi zotuar se jemi këtu çdo ditë derisa të shporresh nga karrigia e pamerituar! Do jemi këtu përditë”, deklaroi ai mes brohoritjeve të turmës.

Në fund të fjalës së tij, protestuesi lëshoi edhe një paralajmërim të fortë drejtuar kryeministrit, duke kërkuar që ky i fundit të mos provokojë zemërimin e njerëzve në shesh.

 

“Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin e të gabojë e ta fusë Tiranën në kolaps!”, përfundoi ai.

Në vijim të fjalës së tij, protestuesi iu drejtua forcave të rendit dhe efektivëve të Gardës, duke kërkuar prej tyre që të bashkohen me popullin dhe të mos mbrojnë pushtetin.

“T’i japim zemër policisë dhe gardës që të thyejnë frikën. E kanë frikë se vetë rojet e tij dhe garda e republikës do u rrëshqasë këmba dhe do gabojnë shumë dhe do e sjellin me duart e tyre zvarrë këtu!”, përfundoi ai, duke reflektuar tensionin e lartë dhe revoltën që ka prekur kulmin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi
Previous article PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT