Pas përplasjes së regjistruar mbrëmjen e djeshme përpara kryeministrisë mes kryetarit të “Shqipëria Bëhet“ Adriatik Lapaj dhe anëtarëve të partisë së tij me policinë, për disa çadra kampingu të vendosura përpara godinës, këta të fundit kanë referuar materialet në prokurori.
Meqenëse është një protestë pa ndalim, mbrëmjen e djeshme protestuesit me në krye Lapajn kishin ngritur përpara kryeministrisë disa çadra kampingu me qëllim për të kaluar natën. Në këto rrethana ka ndërhyrë policia duke hequr çadrat pasi ishin të vendosura në hapësirë publike ku dhe ka ndodhur përplasja.
Lapaj proteston nën zyrën e kryeministrit Rama që prej 2 ditësh tashmë, fillimisht i vetëm e më pas i janë bashkuar dhe anëtarë të partisë së tij.


