Siç u parajmërua edhe dje, në mbledhjen e sotme të opozitës pritet të vendoset data se kur do të nisin protestat në vend. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha u shpreh se gjithçka po nis për shqiptarët. Edhe pse është aluduar për dy data të ndryshme; siç është data 15 janar, e propozuar nga LSI, që përkon edhe me seancën e parë parlamentare për vitin 2018, apo edhe data 27 e komentuar dje nga deputeti demokrat Edi Paloka, Basha është treguar i rezervuar dhe ka theksuar se sot do të vendoset data se kur do të nisin protestat massive në vend.
“Opozita e ka marrë këtë vendim ku shumë shqiptarë nuk paguajnë dot faturat, dhe krimi i qeverisë bëhet gati të nis aksionin me ujin e pijshëm. Kjo është t’i shpallësh luftë popullit për hesap të krimit dhe kriminelëve. Ndaj ne kemi marrë përsipër gjithë përgjegjësinë tonë, kemi diskutuar për detajet. Protesta e parë do të nis brenda këtij muaj”, u shpreh Basha në përfundim të mbledhjes së djeshme.
Përgatiti: AlpeNews.al


