Dy ditë më parë, “Lexo.al” publikoi të dhëna se si punonjësve të Bashkisë së Lezhës u është dhënë urdhëri që në datën 16 shkurt të udhëtojnë në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën e opozitës.
Ata që nuk do të bashkohen me këtë protestë rrezikojnë shkarkimin e menjëhershëm nga vendi i punës.
Megjithatë, përveç punonjësve, presioni është shtrirë edhe tek familjet e varfëra që trajtohen me ndihmë ekonomike nga bashkitë në të cilat janë në fuqi kryebashkiakë demokratë, siç është rasti i Kamzës. Për disa ditë me radhë, kryebashkiaku Xhelal Mziu, së bashku me zëvendësin e tij Anton Pjetërnikaj ka nisur një tur në Kamëz dhe Paskuqan, me një mesazh të qartë për të gjithë nevojtarët.