• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E BERISHËS/ Deputeti i PD tregon çfarë ndodhi në seli: Do hiqja dorë nga politika nëse do kishte…
Home
Politikë

PROTESTA E BERISHËS/ Deputeti i PD tregon çfarë ndodhi në seli: Do hiqja dorë nga politika nëse do kishte…

13 January, 2022 F.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se nëse protesta e dhunshme e thirrur nga Sali Berisha në 8 janar, në selinë blu, do të shkaktonte viktima, ai do të kishte lënë mandatin.

“Do kisha hequr dore nga politika”, tha ai.

Duke komentuar ngjarjet e kësaj date, i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’, Hoxha u shpreh se 8 janari do të mbahet mend si një ditë e zezë në historinë e vendit.

‘Gjatë protestës u lënduan disa protestues dhe për këtë situatë nuk u ndjeva mirë. Ata persona që dhunuan selinë nuk kanë lidhje me PD-në. 8 janari do shihet si një ditë e zezë në historinë tonë. Vendimi non-grata nuk duhej të lidhej me partinë. Lufta politike në parlament u humb para dy vitesh nga një vendim i gabuar. Ne duhet të jemi larg interesave politike. Politika është një mision jo një interes personal’, tha ai.

Gjatë bisedës në studio ai tregoi momente nga protesta e dhunshme në selinë e PD.

Ai u shpreh se gazi lotsjellës u përdor nga jashtë. Të gjithë të pranishmit u munduan të ruanin gjakftohtësinë për të mos pasur konfrontime fizike.

‘Aty kishte deputete, vajza , zonja. Në momentet e mbledhjes kishte thyerja xhamash. Nëse do të kishin hyrë brenda mjafton të hapej dera kryesore. Ne ishim në mbledhje dhe pamë shkatërrimin katit të parë, u përpoqëm të ruanim gjakftohtësinë për tu ruajtur nga konfrontimi fizik. Nëse do të kishin hyrë brenda pasojat do të ishin besoj të rënda. Nga brenda mundohej të vendoseshin tavolina për të penguar hyrjen e njerëzve nga jashtë. Gazi lotsjellës u përdor nga jashtë. Nga brenda janë përdorur bombolat fikse. Ndërsa policia ka ndërhyrë me shumë vonesë’, tha ndër të tjera ai.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka parë asnjë person të armatosur në seli, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Hoxha tha se në selinë e PD-së nuk ka parë asnjë person të armatosur para dhe pas protestës së 8 janarit.

“Pse u blinduan dyert? Po në një rast të kundërt, nëse dera kryesore nuk do ishte e blinduar, do kishim konfrontim njerëzisht. Nuk i njoh njerëzit që kanë precedentë penale.

Ne u shpërndamë në strukturat e PD për të qëndruar pranë njëri-tjetrit. Jo nuk pash njerëz të armatosur. S’ka logjikë. S’kam parë asnjëherë. Pjesa e manipulimit është më e turpshme.

Sipas gjykimit tim një demokrat nuk dhunon dhe nuk shkon të dhunojë një demokrat. Kundër një shqiptari jo e jo. Shumë anëtarë të Këshillit Kombëtar janë shoqëruar. U mbajtën 72 orë. Si do të përfundojë kjo histori? Politika duhet të ketë lëvizje elitash. Duhet të kuptojmë se deri në një fare mase do japim për politikën.

Shqiptarët meritojnë një PD ndryshe. Ka ardhur koha që secili prej nesh të japë mundësi për njerëz që kanë aftësi dhe të mbledhin votat e demokratëve. PD duhet të hapë një epokë të re. E gjithë shoqëria shqiptare po ashtu. E kam quajtur gjithmonë institucion Berishën. Sot ndodhemi në një situatë të cilën po tërhiqen të gjithë se kush të marrë demokratë për vete. PD është kjo që është sot. Pjesa e grupit të rithemelimit të PD, ka vetëm një rrugë, ose ti bashkohet partisë, ose të krijojë një parti të re.”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 109 VJETORI I POLICISË SË SHTETIT/ Gledis Nano: Mirënjohje e falenderim për përkushtimin, bashkërisht për sfida më të mëdha
Previous article PAS DALJES NGA PROKURORIA/ Flamur Noka: U bëra thirrje të hetojnë një zjarrvënës si Spartak Braho dhe një kryebandit me uniformë si...

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT