• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRONAT NË BREGDET/ Publikohen 67 hartat me zonat ku pezullohet kalimi i titujve
Home
Sociale

PRONAT NË BREGDET/ Publikohen 67 hartat me zonat ku pezullohet kalimi i titujve

29 March, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Një vit më parë qeveria përmes një vendimi ngriu procedurën e kalimit të titujve të pronësisë në gjithë bregdetin. Një vit më pas duket se është ngushtuar grupi i pronave ku kalimi i pronësisë pezullohet perkohesisht. Një vendim i publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare përmban të paktën 67 harta me zonat e sakta që do t’i shërbejnë njësive vendore si orientim për të bërë pezullimin e kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit në mbështetje të projekteve investuese në turizëm.

Kështu vendimi thotë se Këshilli i Ministrave vendosi pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve investuese në turizëm, sipas hartës bashkëlidhur këtij vendimi, publikuar edhe në Gjeoportalin Kombëtar, të administruar nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), deri në kalimin/ regjistrimin e pasurive të paluajtshme shtetërore, në zbatim të nenit 34, të ligjit nr. 93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, dhe të akteve të tjera nënligjore në fuqi.

Pika 2 e vendimit thekson se harta bashkëlidhur këtij vendimi përfshin pasuritë e paluajtshme, të evidentuara në zonat kadastrale, të miratuara me vendimet e Këshillit të Ministrave, nr. 707, datë 21.11.2018, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të disa pronave të paluajtshme shtetërore, në vijën bregdetare Shkodër–Fier” dhe nr. 708, datë 21.11.2018, “Për regjistrimin dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të disa pronave të paluajtshme shtetërore, në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë.

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi. Ngarkohet Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol për vijimin e procedurave të regjistrimit, sipas legjislacionit në fuqi për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme, bazuar në hartën bashkëlidhur këtij vendimi.

Pasuritë e paluajtshme, që ndodhen në zonat në të cilat nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar, regjistrohen në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin, pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit fillestar” thuhet në vendim.

I njëjti shfuqizon vendimin e një viti më parë numër 138 datë 23.02.2018 “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike /monitor

PER TE PARE HARTAT ME PRONAT E PEZULLUARA KLIKONI NE LINK!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Kush janë më të pista, 50 euro për një votë, apo 1 milion euro një foto?
Previous article LIVE/ Kukësi-Partizani, Vendoset baraspesha. Asani realizon nga penalltia

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT