• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Prokuroria KALLËZON deputetët Rakipi dhe Rehovica tek Krimet e Rënda për falsifikim dokumentash
Home
Aktualitet
Drejtësi

Prokuroria KALLËZON deputetët Rakipi dhe Rehovica tek Krimet e Rënda për falsifikim dokumentash

3 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica vazhdojnë të jenë deputetë, të paktën deri të premten. Rakipi nuk u paraqit, ndërsa Rehovica i pyetur për një ndalim në policinë italiane, tha se nuk mbante mend se përse ka ndodhur.
Mandatet e tyre:
Ardian Vishaj që përfaqësonte Gledion Rehovicën dhe Theodhori Sollakun që përfaqësoi Aqif Rakipin, mohuan që klientët e tyre të kenë masa sigurie për ndalim, hetim apo dënim në Itali.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi nga prokuroria informacion shtesë për t’u bindur nëse për dy ligjvënësit e PDIU-së dhe LSI-së mandati i deputetit ndërpritet. Termi “i raportuar” i përmendur në kërkesën e prokurorisë krijoi paqartësi në mbledhje.
Votës së anëtarit të propozuar nga LSI ju bashkuan edhe tre të anëtarëve që përfaqësojnë PS. Dy votat kundër janë të anëtarëve që përfaqësojnë PD. Mungonte Hysen Osmani, vota e të cilit në çdo rast nuk do ndryshonte vendimmarrje.KQZ e pret përgjigjen deri mesditën e së premtes, por ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme kallëzoi deputetet Rakipi e Rehovica në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Sipas prokurorisë ata nuk deklaruan në formularin e dekriminalizimit se janë raportuar në Itali për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur dhe të vjedhjes së një dyqani, për të cilat përkatësisht Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica rezultojnë me emra të tjerë.Ndërkohë KQZ kërkoi informacion shtesë edhe për kreun e bashkisë Pogradec, Eduart Kapri edhe pse sipas Prokurorisë nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.
Me vendim të KQZ ish-deputetet Mhill Fufi dhe Omer Mamo nuk janë subjekte të dekriminalizimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shtohet konkurrenca për Sadikun te Legia, vjen ish sulmuesi i Arsenalit
Previous article Legjenda e gjallë e Adriano Çelentano mbush 80 vjeç. Dy fjalë për jetën e tij

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT