• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Legjenda e gjallë e Adriano Çelentano mbush 80 vjeç. Dy fjalë për jetën e tij
Home
Kulturë
Muzikë

Legjenda e gjallë e Adriano Çelentano mbush 80 vjeç. Dy fjalë për jetën e tij

3 January, 2018 g.autor Kulturë, Muzikë

Të shtunën tjetër, më 6 janar 2018, ditën e Befanës, Adriano Çelentano mbush 80 vjeç. Dhe ndërsa është ende i përfshirë në krijimin e “Adrian”, serisë televizive të realizuar me Milo Manara që duhet të transmetohet në rrjetet Mediaset, “Tutte le migliori”, që përmbledh duetet me Minën dhe disa nga hitet e tyre më të suksesshme, janë në vendin e tretë në renditje.

Vendlindja e Çelentanos është një nga adresat më të famshme të muzikës italiane: Milano (6 janar 1937), rruga Gluck 14. Pikërisht atje “aty ku kishte bar tani ka një qytet”.

Ka një tjetër datë themelore në historinë e një prej protagonistëve absolutë të kulturës popullore të Italisë: 18 maj 1957. Biri i emigrantëve të Pulias, Adriano kishte punuar në disa zanate të vogla deri sa të bëhej orator. Në kohën e lirë gjëja e preferuar e tij ishte të imitonte Jerry Lewis (ai kishte fituar edhe një garë imituesish) .

Ishte “Rock Around The Clock” i Bill Haley që kishte injektuar virusin e muzikës revolucionare në djalin e Gluck Street. Atë ditë, 60 vjet më parë, në Palazzo del Ghiaccio në Milano, u organizua i pari festival i rock’n’roll.

Çelentano merr pjesë me Rock Boys: ata luajnë “Hello I’ll tell you” dhe këngëtari fitoi garën dhe kontratën e tij të parë diskografike. Në vitin 1959 karriera e tij u ngjit lart falë këngës “Il bacio è come un rock”, një sukses që shpejt u bë hit. Çelentano ka sens humori, këndon si një apostull i rock’n’roll-it të parë dhe lëviz në një mënyrë që nuk është parë kurrë më parë, shkruan ATSH.

Një ndikim revolucionar, i forcuar nga ideja duke filluar interpretimin me shpinën ndaj publikut, në pjesëmarrjen e tij të parë në Festivalin e Sanremos: ishte 1961, kënga ishte “24 mila baci” dhe Çelentano, i cili në atë kohë ishte në ushtri, mori pjesë në sajë të një leje të nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes Giulio Andreotti.

Që atëherë, Çelentano është një nga mjeshtrit e muzikës italiane , ai lëviz mes revolucionit dhe predikimit duke alternuar tema ambientaliste dhe shoqërore si “Il ragazzo della via Gluck” dhe “L’albero di 30 piani” ose tema konservatore si “Tre passi avanti”, “Pregherò”, “Chi non lavora non fa l’amore” (që fitoi Sanremo në 1970), “La coppia più bella del mondo”, kryevepra si “Una carezza in un pugno”, “Azzurro” (muzikë e Paolo Conte), “Storia d’amore”.

Me “Prisencolinensinainciusol” parashikon muzikën rap. Edhe në menaxhimin e karrierës së tij ka qenë një pararendës, sepse që nga vitet ’60 ka kërkuar mes shumë problemeve pavarësinë e tij nga kompanitë diskografike duke themeluar Clan.

Një personazh, i cili që nga viti 1964 ka në krah bashkëshorten e tij Claudia Mori. Midis viteve ’70 dhe ’80 ka qenë kampion i mbledhjes së të ardhurave me filmat komercialë duke njohur një sukses ngushëllues si regjisor me “Yuppi Du” dhe një zhgënjim të nxehtë me “Joan Lui”.

Nëse televizioni, në sajë të pjesëmarrjes së tij si “i ftuar eventesh”, ishte mënyra ideale për të përcjellë sukseset e tij, që nga viti 1987, me “Fantastico 8”, u bë instrumenti kryesor që përdoret për të imponuar dimensionin e ri të “predikuesit”, sot i përhapur edhe përmes një blogu.

Shfaqjet e tij, të ndjekura nga audienca rekord, nga “Francamente me ne infischio” tek “125 milioni di caz… te” dhe “Rockpolitick” deri në pjesëmarrjen shumë të diskutuar në festivalin e Sanremos 2012, kanë provokuar polemika dhe argumente, duke e vënë këngëtarin në plan të dytë në krahasim me opinionistin e specializuar të monologjeve.

Në vitin 1998, albumi i regjistruar me Mina (gjithmonë një nga miket e tij më të mira) dhe i kryesuarnga kënga “Acqua e sale”, ka shitur 1600 kopje. Në 2016 super çifti nxjerr albumin “Le migliori”, duke marrë diskun e gjashtë të platinit.

Në vitin 2012, 18 vjet pas koncertit të tij të fundit, ai u kthye për të kënduar live në Arenën e Veronës në dy mbrëmje, të titulluar “Rock Economy” dhe të transmetuara nga Canale 5 me sukses të madh. Këto janë publikimet e tij të fundit publike, përveç një interviste me “Ballarò” në 2015 dhe një video mesazh për shokun e tij Gianni Bella./syri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prokuroria KALLËZON deputetët Rakipi dhe Rehovica tek Krimet e Rënda për falsifikim dokumentash
Previous article DETAJET/ Botimi i një libri të ri, që ka nisur të trondisë nga brenda, Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT