• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET/ Botimi i një libri të ri, që ka nisur të trondisë nga brenda, Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump
Home
Nderkombetare

DETAJET/ Botimi i një libri të ri, që ka nisur të trondisë nga brenda, Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump

3 January, 2018 Redaktor1 Botë, Breaking News, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump sulmoi ashpër ish-strategun e tij kryesor Steve Bannon. Kritikat bëhen në prag të botimit të një libri të ri me autor Michael Wolff, i cili sjell një numër surprizash që lidhen me Presidentin dhe e përshkruan Shtëpinë e Bardhë në fillimet e saj si kaotike.
Në një fragment të librit, botuar nga gazeta Guardian, thuhet se zoti Bannon përshkruan një takim në Kullën Trump mes djalit të presidentit, Donald Jr, dhe një grupi rusësh. Bannon e quan këtë akt si “tradhtar” dhe ”jopatriotik”.
Në një deklaratë që bëri të mërkurën, Presidenti Trump shprehet se kur Bannon u shkarkua nga detyra në Shtëpinë e Bardhë, “ai humbi jo vetëm punën por edhe mendjen.” Steve Bannon, tha ai, “nuk ka të bëjë fare me mua dhe me presidencën.”
Presidenti Trump tha se Bannon u bë anëtar i stafit pasi ai (Trump) kishte fituar emërimin e partisë republikane, duke mposhtur 17 kandidatë. “Steve nuk përfaqëson bazën time, ai thjesht hyri aty për interesin e tij,” tha Presidenti Trump.
Në një përshkrim të librit të titulluar “Zjarr dhe furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Trump”, botuar në revistën “New Yorker”, thuhet se zoti Trump besonte se marrja e emërimit si kandidat presidencial do t’i rriste emrin dhe do t’i ofronte “mundësi të papara”.Libri zbulon gjithashtu se zoti Trump nuk kishte shpresuar kurrë ta fitonte garën presidenciale të vitit 2016.
Sipas pjesëve të cituara nga libri, Trump Jr i kishte thënë një miku se i ati i tij dukej sikur i kishte dalë përpara fantazma kur u bë e qartë se mund të fitonte. Për zonjën e parë Melania, ai qe shprehur se ajo “kishte në sy lot dhe jo gëzim” nga fitorja.
Libri bazohet në mbi 200 intervista, duke përfshirë biseda me Presidentin dhe me stafin e tij kryesor.
VOA
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Legjenda e gjallë e Adriano Çelentano mbush 80 vjeç. Dy fjalë për jetën e tij
Previous article Bannon: Takimi në "Kullën e Trump" në 2016 ishte veprim prej tradhëtari

Redaktor1

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT