Është ndërprerë seanca e Komisionit të Posaçëm të Apelimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Trupa gjykuese ka marrë këtë vendim pas paraqitjes së prokurës së përkthyer shqip nga gjuha turke dhe me vulë apostile e përcjellë nga avokati mbrojtës dhe përfaqësuesi ligjor i ish kryeprokurorit.
Ish-Kryeprokurori Llalla mbrohet nga përfaqësuesi ligjor avokat Sokol Hazizaj.
Ndaj Llallës rëndojnë akuzat: “Pastrim parash”, Fshehje e pasurisë”, “Fshehje e të hollave në kufi” dhe “Shpërdorim detyre”.
Avokati mbrojtës i Llallës ka dorëzuar prokurën për mbrojtjen e klientit të tij, për Ardriatik Llallën. Vetë Llalla mungon edhe në këtë seancë. Në prokurën e dërguar, ish kryeprokurori ngarkon përfaqësuesin ligjor, Sokol Hazizajn ta përfaqësojë në të gjitha seancat gjyqësore. Llalla shprehet në prokurë se e ka të pamundur të jetë i pranishëm./AlpeNews.al


