Në dy ditët e fundit vemendja mediatike është ritkhyer tek Ben Blushi, i cili është edhe Kryetar i Partisë Libra. Mesa duket pas rezultatit të zgjedhjeve te 25 Qershorit, Z.Blushi ka vendosur që pas 4 muaj heshtje, të rithemeloje partinë, duke nisur nga Statuti, zhvendosja e zyrave dhe ndryshimi struktures organizative.
Si pasojë e saj duket se është prekur edhe bashkëthemeluesja e tij, Zj.Mimoza Hafizi.
Emailet që u publikuan ditën e mërkurë treguan për një krisje të raporteve midis Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit. Debati duket se ka ardhur si pasojë e rishkrimit të statutit të partisë.
Mesa duket Blushi nuk është pajtuar me faktin e draftit statutor të hartuar nga Zj. Hafizi , ku sipas saj parashikonte një parti me dy kryetar dhe reduktim të kompetencave të ketij të fundit. Dje aktivistet me në krye Kryetarin e Libres, u mblodhën në një diskutim tek Hotel Monarc, ku sipas portaleve u shkruajt për dhunë fizike. Gjatë mbledhjes juristi I Libras duket se ka nxjerrë mangësitë e draftit statutor në dëm të kryetarit nga grupi i punës. Mësohet se Mimoza Hafizi nuk ka qënë e pranishme në mbledhje.
Burimet thanë se personi ka qënë jo anëtar i Libres dhe ka mbajtur peng këtë mbledhje për 30 minuta duke filmuar cdo sekuence të saj.
Në një video të nxjerrë nga portalet nuk paraqitet dhunë me grushta por kërkesë nga aktivistet që ky i fundit të dilte nga mbledhja e partisë nga e cila kishte dhënë dorëheqjen muaj më parë.
Me sa duket, Libra ka vendosur dhe sipas deklaratës së bërë sot në faqen zyrtare, që të vazhdojë rrugëtimin e saj në jetën politike me të njëjtën vendosmëri.



