Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca ka njoftuar se Shqipëria do të ketë një hartë të re për regjistrimin e pronave.
Me anë të një postimi në Twitter, Soreca shkruan se falë mbështetjes së BE-së dhe projektit me 5.7 milion euro në Shqipëri do të përmirësohet siguria ligjore si dhe do të promovohen më shumë investime të huaja.
Postimi i Plotë:
Falë ndihmës së Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës.
Me 5.7 milion €, Programi i Bashkimit Evropian do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja.
Kjo është një reformë vendimtare për popullin shqiptar dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.
Thanks to the help by #EU🇪🇺, #Albania🇦🇱 will have a new map of property registration.
With its € 5.7M, the #EUforPropertyRights🇪🇺 Programme will improve legal certainty & promote more foreign investments. This is a crucial reform for the🇦🇱people and for Albania’s 🇪🇺integration. https://t.co/PDwZFkU96e— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) September 14, 2021